GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shpalli fitues ‘Excelarate Energy’ kur tenderi ishte ende i hapur”/ Bardhi: Belinda dhe ligji, dy pika që nuk takohen askund

11:51 - 28/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtorët e Ballukut japin tendera për njëri-tjetrin,  Bardhi: Ditën ushtrojnë presion për vota në Fier, natën firmosin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një konferencë për shtyp po sqaron provat që ka dërguar në SPAK ditën e djeshme për abuzimet nga zv kryeministrja Belinda Balluku.

“Do të përpiqem të shpjegoj me fjalë sa më të thjeshta pse, nën drejtimin e Belinda Ballukut, afera e Termocentraleve lëvizës, bie era korrupsion dhe pse i kam kërkuar SPAK-ut të kryejë hetim penal për këtë aferë që u ka marrë padrejtësisht shqiptarëve të paktën 80 milionë euro” .

Ai ka kërkuar hetim të plotë nga SPAK, duke argumentuar se tenderi u zhvillua me kritere të manipuluara për të favorizuar një kompani të caktuar dhe se asete të tilla, që nuk kanë prodhuar asnjëherë energji, kanë çuar në një kosto të papranueshme.

Bardhi ka vënë theksin gjithashtu në faktin se energjia e prodhuar nga këto termocentrale është 100%-160% më e shtrenjtë se çmimi mesatar në tregun ndërkombëtar, duke sjellë dëme të mëdha për buxhetin e shtetit dhe qytetarët shqiptarë.

Pjesë nga deklarata e Bardhit:

Le të vazhdojmë me abuzimet e tjera që na çojnë sërish tek i njëjti përfundim- fituesi i tënderit për asetet gjeneruese termike ishte i paracaktuar dhe se, së paku, 80 milionë euro, që janë paguar, nuk dihet pse, nuk dihet kujt.

Një tjetër fakt që e provon se kriteret e tenderit u qepën për kompaninë e paracaktuar është fakti që KESH kërkoi më janar asete gjeneruese me fuqi 110 MegaVat. Pse 110 dhe jo 100 apo 120? Apo çdo shifër tjetër? Përgjigja është e thjeshtë.
Fituesi i paracaktuar merrte përsipër një kapacitet prodhimi prej 110 megavat. 60 mega nga njëra anije dhe 50 nga tjetra. Një skemë kaq e të trashë abuzimi me pushtetin, një skemë kaq ulëritëse korrupsioni e abuzimi vetëm Belinda Balluku mund ta vendosë kaq mendjelehtësisht në funksion!

Dhe nuk mbaron këtu. Për aferën e Tigrave të Belindës jo vetëm u prodhuan 2 vendime qeverie, u shpall gjendje emergjence nga asgjëja, u bënë u bënë lëmsh afatet e tenderit nga KESH-i, u qepën kriteret e kapacitetit prodhues, por në kohën e zhvillimit të tenderit kompania fituese as nuk i zotëronte këto anije të prodhimit të emergjisë.

Dokumentat zyrtarë provojnë se fituesi i paracaktuar i bleu anijet në Bangladesh në Prill 2021. Kjo do të thotë se as gjatë shpalljes së ofertës në janar 2022, as në ditën e firmosjes së kontratës në prill 2022, kompania e regjistruar në parajsë fiskale në Delauer, nuk dispononte mjete të prodhimit të energjisë, një nga kushtet kryesore për të qenë pjesëmarrës në garë.

Pse Belinda Balluku, që qendronte në krye të këtoj operacioni dhe që publikisht ka marrë përsipër autorësinë e marrëveshjes, është detyruar të shkelë ligjin kaq hapur, me kaq arrogancë dhe në mënyrë flagrante, këtë duhet ta zbulojë SPAK-u.

Tani, sa para janë në këtë lojën e pistë antishtet që është mësuar të luajë Belinda Baulluku prej së paku 12 vitesh?

Janë shumë para! Shumë fare! Kosto ditore e aseteve që nuk prodhojnë energji, është 94 mijë e 500 dollarë. Në totol llogaritet rreth 69 milionë dollarë vetëm për qiranë, operimin dhe mirëmbajtjen. Plus 2.6 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës, plus 7.2 milionë euro për depozitim dhe ngarkim-shkarkim i lëndës djegëse, plus 1.7 milionë euro siguracion për Termocentralin Lundrues. Janë rreth 80 milionë euro, por që kostoja është akoma më e lartë, pasi KESH ka shpenzuar miliona edhe për të bërë funksional Tigrat e Belindës dhe për t’i lidhur ata në rrjetin energjitik shqiptar, pasi TEC-et lëvizëse operonin me një nivel të ndryshëm tensioni nga ai i sistemit shqiptar.

A na çojnë këto shkelje të ligjit dhe shpenzime të larta në prodhimin e një energjie më të lirë se në treg? Jo! Absolutisht jo!

Energjia e prodhuar nga Tigrat e Korrupsionit të Belindës është 100%-160% më e shtrenjtë se çmimi mesatar në tregun ndërkombëtar të energjisë për kohën. Në këtë përfundim nuk kanë dalë vetëm ekspertët tanë, gjetjet e të cilëve i kemi dorëzuar në SPAK. Çmimi shumë i lartë që këto termocentrale lëvizëse prodhojnë është konstatuar edhe nga Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kur SPAK-u të nisë të hetojë për këtë aferë të frikshme të abuzimit me pushtetin, do të gjejë edhe opomencën e ekspertëve nga brenda sistemit, ekspertë me integritët që kanë paralajmëruar ministren Balluku për kostot e prodhimit të energjisë nga TEC-et si në kohë lufte. “Kostot e përdorimit të këtij impianti, variojnë nga “mjaft më të larta” në “jashtëzakonisht shumë më të larta” sesa çmimet mesatare të pritshme”- thuhet në një dokument zyrtar që Belinda Balluku e ka injoruar.

Në fakt, kështu ka bërë në çdo rast që prishte planet e saj dhe të Edi Ramës për të çuar përpara axhenda personale që kanë dëmtuar rëndë interesin publik.

Kështu ka bërë me shitblerjen e paligjshme të energjisë. Ka injoruar ligjin dhe ka blerë më shtrenjtë energji jashtë Bursës dhe e ka shitur më lirë energjinë, po jashtë Bursës.. Një aferë për të cilën, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kam kërkuar hetim penal në SPAK dhe për të cilin jam informuar se hetimet vijojnë.

Kështu ka bërë me panelet diellore në Digën e Zadejës, ku u kryen punime me çmime gati tre herë më të larta sesa në privat. Edhe për këtë kam informuar SPAK-un dhe pres prej Prokurorisë së Posaçme të bëjë një hetim të shpejtë dhe të pavarur.

Lidhur me aferën e termocentraleve lëvizës që s’prodhuan asnjëherë energjinë por për të cilën u paguan paratë, i kam dorëzuar Prokurorisë së Posaçme një mal me dokumenta. Janë 11.3 kilogramë prova në letër për korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazisë në tendera dhe abuzimin me pushtetin të numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës.

Mjafton vetëm pak vullnet nga SPAK dhe disa specialistë me integritet që t’u provojnë shqiptarëve se Belinda Balluku e ka keqpërdorur postin publik dhe ka djegur jo për interes të shqiptarëve të paktën 80 milionë euro.

Belinda Balluku dukshëm nuk është në pozicion të favorshëm në raport me drejtësinë. Është vetëm çështje kohe që skemat korruptive në sektorin e energjisë, abuzimi me pushtetin dhe paratë publike të zbardhen plotësisht nga drejtësia dhe sistemi qeverisës të çlirohet nga keqbërës si Belinda Balluku dhe Edi Rama!

(BalkanWeb)

Etiketa: BallukuBardhiKryesore1tender

Lajme të lidhura

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Hapet fushata e bamirësisë nga KMSH dhe Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”, do ndihmohen 5650 familje

Hapet fushata e bamirësisë nga KMSH dhe Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”, do ndihmohen 5650 familje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com