GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpejtësi skëterrë dhe të dehur në timon, “Rrugorja” “mbyt” shoferët me gjoba, pezullohen 18 patenta

16:40 - 03/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpejtësi skëterrë dhe të dehur në timon, “Rrugorja” “mbyt” shoferët me gjoba, pezullohen 18 patenta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia rrugore vijon aksionin e saj në akset rrugore në Vlorë dhe Sarandë për të kapur shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për të parandaluar aksidentet. Mësohet se gjatë operacionit të “Rrugores” me radarë, dronë, kamera dhe alkooltestues janë evidentuar disa shkelje. Bëhet me dije se Rrugorja ka arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe ka vënë nën hetim 4 të tjerë.

Blutë bëjnë me dije se janë pezulluar gjithashtu dhe 18 patenta, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 4 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Në njoftim theksohet se janë vendosur gjithsej 1339 gjoba, për tejkalim shpejtësie, parakalim të gabuar dhe një sërë shkeljesh të tjera.

“Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.  Janë pezulluar 18 leje drejtimi, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 4 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 1339 masa administrative, nga të cilat:

– 193 masa për tejkalim shpejtësie;

– 46 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 52 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 14 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

– 138 masa për parakalime të gabuara;

– 594 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;

– 302 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.”-njofton policia rrugore.

 

 

 

Lajme të lidhura

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
Ngjarja tragjike në Himarë, Hila: Jeta në ujë e tillë është, s´ka sinjalistikë. Ndodhin kudo në botë

Ngjarja tragjike në Himarë, Hila: Jeta në ujë e tillë është, s´ka sinjalistikë. Ndodhin kudo në botë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com