GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shpenzimet marramendëse të Veliajt, Vangjeli: Pse nuk heton SPAK-u?

11:48 - 18/11/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpenzimet marramendëse të Veliajt, Vangjeli: Pse nuk heton SPAK-u?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Selia blu vijoi denoncimin e shpenzimeve marramendëse të zyrtarëve të lartë.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, denoncoi këtë herë shpenzimet e larta të Bashkisë së Tiranës.

Ajo ngriti pikëpyetjen se përse Erion Veliaj është i paprekshëm nga SPAK.

Deklarata

Bashkia e Tiranës nga data 6 janar deri me 14 nëntor 2023, ka shpenzuar gjithsej 277.9 miliard lekë. Nga këto:

-Tendera 160 miliard lekë

-Ndihmë ekonomike 2.3 miliard lekë

-Bonuse strehimi 7 miliard lekë

-Shpenzime për ekzekutime të vendimeve gjyqësore dhe për largime nga puna 1.3 miliard lekë

-Shpenzime të pastrimit dhe gjelbërimit të qytetit 14.4 miliard lekë

-Qiramarrje ambientesh 1.6 miliard lekë

-Likuidim komisionerësh KZAZ 283 milion lekë

-Subvencione për diferencë çmimi për transportin urban të autobusëve 1.9 miliard lekë për 11 operatorë

-23 pagesa për inceneratorin e Tiranës në vlerë 8.4 miliard lekë

-279 pagesa për projekte të ndryshme në vlerën 9.1 miliard lekë

Diferenca janë shpenzime pagash, mirëmbajtjeje, honorare, pritje–përcjellje, udhëtime dhe shpenzime operative…

Lidhur me sa më lart evidentohen:

1-Tendera ku sigurisht nuk mungojnë fituesit e përsëritur për procedura të ndryshme me operatorë klientelistë denoncuar edhe më parë nga PD si kompania me ish pronar Drejtorin e ARRSH dhe të tjera të lidhura me kompaninë e vëllait të deputetit socialist Qefalia, kompania e Drejtorit të MIE Hasalami, kompania e vëllait të kryebashkiakut aktual të Matit etj.

2-Denoncimet e opozitës se Bashkia e Tiranës në zhvillimin e procedurave të prokurimit përqendron fonde publike drejt kompanive të caktuara, i vërteton edhe raporti i KLSH mbi auditimin e kryer për Tirana Parking.

3-Shpenzime për ekzekutime të vendimeve gjyqësore dhe për largime nga puna të cilat u kushtuan shqiptarëve 1.3 miliard lekë.

4-Pagesa për projekte të ndryshme në vlerën 9.1 miliard lekë në favor të qendrave/shoqatave të ndryshme apo subjektesh të tjera të cilave në kundërshtim me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe programin e transparencës për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe strukturat vartëse, nuk kanë fare të publikuar përfituesin e parave por vetëm emra të bankave të nivelit të dytë ku përfituesit kanë llogaritë e tyre.

5-Deri më 26 tetor kanë vijuar pagesat për inceneratorin që nuk ekziston.

6-Denoncimet e opozitës për betonizimin e Tiranës dhe mashtrimit me deklaratat për mbjelljen e 1 milion pemëve në Tiranë i mbështet Kontrolli i Lartë i Shtetit në “Raportin e Performancës të vitit 2022”.

7-Nepotizëm i pashembullt pranë bashkisë Tiranë duke filluar nga nënkryetarja në drejtorë Drejtorish e përgjegjës sektori apo edhe këshilltarë

8-Pagesa subjektesh privatë nga Bashkia e Tiranës, të lidhura me punëmarrës pranë kësaj bashkie si raste të denoncuara më parë apo të tjerë subjekte të cilët paguhen për maratona në Tiranë dhe kanë pronare edhe bashkëshorten e ish-nënkryetarit gjatë kohës që ky i fundit mbante këtë detyrë.

Partia Demokratike në vazhdë të denoncimeve mbështetur mbi fakte dhe paprekshmërisë së Erion Veliajt, ka disa pyetje publike për SPAK-un:

Çfarë po bëhet me hetimet lidhur me denoncimet e opozitës për manipulime të zgjedhjeve të 14 Majit në Tiranë?

Po për shtrimin me aksion i rrugëve në kohë fushate nga vetë Bashkia e Tiranës e ndërkohë që për të njëjtat zhvilloheshin procedura prokurimi si rasti i rrugës Xhon Belushi, kallëzuar zyrtarisht.

Po për përfshirjen e administratës së bashkisë në fushatë dhe trafikimi i votuesve me zë dhe figurë denoncuar nga emisioni investigativ ‘Piranjat’?

Po për miliardat që vijojnë të paguhen për inceneratorin që nuk ekziston?

 

Etiketa: SpakVeliaj

Lajme të lidhura

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar
Aktualitet

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

15:10 - 16/01/26
Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni
Aktualitet

Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni

14:50 - 16/01/26
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa
Aktualitet

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26
Para
Berisha: Rama po vendos diktaturën e bandave në Shqipëri

Berisha: Rama po vendos diktaturën e bandave në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush po i bllokon liçensat e basteve dhe roli i Gjergji Tahos
Aktualitet

Kush po i bllokon liçensat e basteve dhe roli i Gjergji Tahos

15:30 - 16/01/26

Hetimet e SPAK për aktivitetin e basteve dhe lojërave të fatit të paligjshme po marrin një tjetër dimension. Gazetari Sokol...

Lexo më shumë
Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

15:10 - 16/01/26
Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni

Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni

14:50 - 16/01/26
Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë

Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë

14:30 - 16/01/26
Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com