GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shpenzon 20 mln lekë për fenelinat e policisë, Veliaj e jep tenderin pa garë  

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpenzon 20 mln lekë për fenelinat e policisë, Veliaj e jep tenderin pa garë  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Keqmenaxhimi i taksave të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës vijon pothuajse në çdo procedurë tenderimi. Institucioni që drejtohet nga Erion Veliaj, nuk ka zhgënjyer edhe në prokurimin e radhës ku përveçse shpenzon miliona lekë për shërbime që mund të kushtojnë shumë më pak, procedurat zhvillohen në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Gijotina.com e ngriti si shqetësim që para dy javësh këtë tender, pasi Veliaj edhe fenelinat e policisë së tij i blen me shifra marramendëse.

Këtë herë Bashkia e Tiranës ka mbyllur tenderin i cili ishte shpallur në datën 15 Prill 2022, për blerje fenelinash për Policinë Bashkiake. Ky tender mban numrin e referencës REF-25386-04-14-2022 dhe ka fondin limit rreth 2 070 833 lekë të reja, ose rreth 21 milionë lekë të vjetra. Pra, Erion Veliaj do të shpenzojë për 21 milionë lekë të vjetra për të blerë fenelinat e policisë që terrorizon hallexhinjtë që shesin në rrugët e Tiranës, ndërkohë që nëse i referohemi çmimit të tregut këto kushtojnë shumë më pak. Mjaftojmë të bëjmë një kërkim të thjesht në internet për fenelina dhe shohim që më e shtrenjta kushton 1400 lekë të reja, ose 14 mijë lekë të vjetra.

Përpos shumës së lartë që ka vënë për një shërbim që kushton shumë më pak, Lali Eri edhe prokurimin e ka bërë në mënyrë jo të rregullt. E kthyer tashmë në një “traditë”, edhe ky tender është bërë pa garë, pra me vetëm një kompani. Kompania që ka marrë pjesë është “VILNIK MOTORS” sh.p.k, e cila edhe pse s’ka pasur konkurrent, është shpallur fituese. Siç e dimë tashmë këto procedura lënë dyshime se fituesi është i paracaktuar, për këtë tenderi është futur nga “Open Data” në kategorinë e flamurit të kuq me mbishkrimin e mungesës së konkurrencës.

Në fakt dyshimet nuk ekzistojnë kur bëhet fjalë për Bashkinë e Lali Erit, i cili shpenzimet e kota që bën nga taksat e qytetarëve nuk kanë fund. Të shpresojmë që një ditë fenelinat që simbolizojnë tmerrin e gjysheve që shesin në rrugë, hallexhinjve që mbledhin kanoçe dhe hekurishte për të nxjerr bukën e gojës dhe qytetarëve që nuk gjejnë dot parkim nga ndërtimet e Veliajt, një ditë të kthehen në simbol të arrestimit të tij për abuzimet që bën.

X.S/ Gijotina.com

 

 

Etiketa: Erion Veliajfenelinagarekryesore2LekepoliciseShpenzon

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Manchester United “çmontohet” nga Brighton në Premier League (VIDEO)

Manchester United “çmontohet” nga Brighton në Premier League (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com