GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shpërndarësi i picave” kapet mat duke vjedhur te Kopshtit Botanik, pronari e bën për spital

13:56 - 16/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shpërndarësi i picave” kapet mat duke vjedhur te Kopshtit Botanik, pronari e bën për spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër ditë më parë, Policia e Tiranës njoftoi se kishte arrestuar një super grabitës banesash në Tiranë. Në fakt, arrestimin e tij nuk e kishte kryer Policia, por i zoti i një banese, të cilit i ishte shënjestruar shtëpia prej Nezirit.

Të dhënat kanë dalë nga Prokuroria e Tiranës që ka nisur hetimet për të dokumentuar jo pak po një seri vjedhjesh dhe grabitjesh të shumta nëpër Tiranë, për të cilat akuzohet 39-vjecari, i kapur dhe i dhunuar nga një person në afërsi të Kopshtit Botanik.

Sipas të dhënave hetimore, bëhet me dije se Neziri trokiti në banesën e shtetasit B.B., me një picë në dorë, duke u sjellë si shpërndarës picash. Por kur pa se nuk po i përgjigjej kush nga brenda, ai hapi portën e jashtme dhe hyri në banesë.

Aty mësohet se kishte ndodhur një përleshje, që për fat nuk ka përfunduar në fatale për jetën e të zotit të shtëpisë dhe të një personi tjetër, kushëri i tij që kanë qenë brenda. Sipas të dhënave të dosjes, mësohet se “shpërndarësi i picave” kishte me vete thikë dhe mjete të forta me të cilën ka sulmuar dy burrat. Por në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe dy shokë të tyre, të cilët e kanë neutralizuar Nezirin dhe më pas e kanë dhunuar. B.B ka njoftuar Policinë dhe e ka dorëzuar të “kapurin” në duart e postës policore të Farkës ku kanë dhënë edhe dëshmitë përkatëse.

HETIMET

Duke iu referuar të dhënave dhe materialeve të grumbulluara nga ana e Policisë, bëhet me dije se Prokuroria ka nisur hetimet me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” ndërsa ndaj tij, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga të njëjtat burime, bëhet me dije se 39- vjeçari po hetohet edhe për posedim të lëndëve narkotike, ndërkohë që në emrin e tij janë shënuar të paktën 10 akte vjedhjesh dhe grabitjesh nëpër banesa dhe dyqane të Tiranës.

Në fakt, Policia ende nuk ka bërë me dije se për cilat raste bëhet fjalë, por mësohet se Neziri gjendet ende në spital për shkak të dhunës që ka ushtruar i zoti i shtëpisë bashkë me tre personat e tjerë.

Por, duke parë gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhej grabitësi në momentin që ka nisur hetimet Prokuroria, kjo e fundit ka vendosur të nis hetime edhe për shtetasin B.B., për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë 39- vjeçari.

Organi hetimor po punon për identifikimin e të gjitha akteve që ka referuar Policia në emër të këtij personi si autor i disa vjedhjeve dhe grabitjeve./Panorama

Etiketa: GrabitjePoliciaVjedhje

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Arrestohet tropojani 38-vjeçar, policia i sekuestron armatime dhe municione luftarake

“Kërcet” arma në Durrës, plagoset një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com