GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërndarësit e kokainës “zaptojnë” Tiranën, zonat ku shitet “buka e bardhë”

21:25 - 03/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërndarësit e kokainës “zaptojnë” Tiranën, zonat ku shitet “buka e bardhë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Buka e bardhë apo pluhuri i zanave janë disa prej pseudonimeve që përdorin shpërndarësit e kokainës në kryeqytet. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti policia e kryeqytetit ka sekuestruar 7.5 kg kokainë ndërsa vitin e kaluar në Tiranë u sekuestruan në operacione të ndryshme 9 kg kokainë. Shifrat tregojnë për rritje të konsumimit të kokainës por edhe forcës goditëse të policisë.

Zonat më të frekuentuara nga shitësit dhe grupet kriminale që merren me këtë aktivitet janë qendra e Tiranës, zona e Bllokut, Komuna e Parisit si dhe Kodra e Diellit.

Disa ditë më parë policia e Tiranës në zonën e Kodrës së Diellit sekuestroi 2.3 kg kokainë dhe arrestoi 5 persona. Ky rrjet kriminal drejtohej nga Kostaq Murtaj i cili përveç shitjes së kokainës kishte dhe një biznes të tregtimit të produkteve ushqimore në Sarandë.

Në industrinë e kokainës ai bashkëpunonte me 2 këshilltarët e porsazgjedhur të bashkisë sarandë Olsi Mylka dhe Shemsi Progda, të cilët veç angazhimit në drogë dhe politikë kishin dhe biznese. Në skemën e shpërndarjes së kokainës policia identifikoi dhe punonjësin e agjencisë shtetërore të kadastrës në Tiranë Donald Muhamuçi si dhe Ermal Lamaj.

Më 4 shkurt të këtij viti policia e Tiranës sekuestroi 2.1 kg kokainë dhe rreth 4 kg heroinë e cila shpërndahej nga një grup i drejtuar nga Brikena Frakulli e cila në këtë aktivitet kishte përfshirë dhe fëmijët e saj.

Në këtë operacion në pranga ranë edhe Hortenca Biçakun, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.

Në një operacion të ngjashëm me më shumë se 20 të arrestuar më 22 mars policia e Tiranës sekuestroi më shumë se 2 kg  kokainë.

Hetimet zbuluan se kokainën grupet e shpërndarësve e siguronin nga një person i huaj, që vinte nga lindja e mesme e për autoritetet mbeti anonim. /TCH

Etiketa: Kokaine

Lajme të lidhura

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26
Para
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com