GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shpërthejnë protestat në Evropë kundër masave të Covid, paralajmërimi i ekspertëve

09:50 - 13/12/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpërthejnë protestat në Evropë kundër masave të Covid, paralajmërimi i ekspertëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Politika gjermane i ndjek me shqetësim protestat, pjesërisht të dhunshme të zhvilluara në fundjavë në disa qytete gjermane kundër masave të Coronës dhe vaksinimit. Sa serioz është rreziku i radikalizimit?

Në të gjithë Gjermaninë u zhvilluan në fundjavë protesta kundër masave të Coronës dhe vaksinimit. Jo të gjitha protestat ishin paqësore, e jo të gjitha ishin të lejuara. Ekspertët dhe politika paralajmërojnë për një rrezik radikalizimi.

Studiuesi i terrorizmit, Peter Neumann, i cili i ndjek me shqetësim zhvillimet e protestave kundër masave kufizuese dhe vaksinimit dhe shikon aty rrezik potencial për një radikalizim të tyre. Në një intervistë për Bild TV, Neumann u shpreh të dielën, se “ajo që shohim në mënyrë të veçuar janë sulme komplekse ndaj RKI (Instituti Robert Koch) për shembull, ndaj klinikave apo qendrave të vaksinimit.” Për këtë arsye ai e sheh të mundur, “që në muajt e ardhshëm vërtet do të na duhet të flasim për fushata terroriste.” Sipas Neumann temat si detyrimi për vaksinim apo vaksinimi i fëmijëve do të çojnë në një radikalizim të mëtejshëm. “Këto janë dy tema të forta emocionale, që nga kjo skenë do të vlerësohen si sinjal dhe mund të shërbejnë si shkas për veprime ekstreme.” Studiuesi Neumann mendon, se ky grupim do të bëhet më i vogël, por ata që mbeten do të radikalizohen më tej.

“Rrezik për demokracinë”

Reagime të shqetësuara vijnë edhe nga politika dhe janë rritur zërat për një veprim të vendosur të shtetit. Presidentja e Bundestagut, Bärber Bas, (SPD) konstaton një radikalizim “të ndjeshëm” të protestave. “Ky është vërtet një rrezik për demokracinë”, tha politikanja socialdemokrate në një emision të televizionit gjerman, ZDF. Ajo kërkoi ndalimin e demonstratave para shtëpive të politikaneve dhe politikanëve si edhe një mbikqyrje më të fortë të grupeve të chat-it Telegram. Në këtë rrjet social grumbullohen shumë kundërshtarë të Coronës.

Kurse zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU, Thorsten Frei (CDU) kërkoi ndjekjen penale dhe konsekuente të përpjekjeve për frikësimin e shtetit apo shkeljeve të ligjit për grumbullimet. “Në këtë situatë shteti nuk duhet të dalë në asnjë mënyrë si i dobët”, tha Frei për gazetën gjermane “Welt.” Reagime vijnë edhe nga Gjelbrit. Politikani i Të Gjelbërve, Konstantin von Notz e cilësoi “më shumë se kërcënues” zhvillimin aktual duke thënë se grupime të tilla nuk duhet të reduktohen si të padëmshme. Zëvendëskreu i grupit parlamentar liberal, Konstantin Kuhle paralajmëroi nga infiltrimi i qëllimshëm i protestave paqësore. Kryeministrja e landit të Meklenburg-Pomeranisë, Manuela Schwesig u shpreh, se “shumë ndjekin qëllime të tjera veç Coronës, ata përdorin debatin emocional për detyrimin për vaksinim për të përçarë.”

Protesta në disa qytete

Në disa qytete gjermane u zhvilluan protesta kundër masave të marra për zbutjen e valës së katërt të pandemisë në Gjermani. Në Grajc, Tyringji u lënduan 14 policë në protestë. Pas thirrjeve në mediat sociale të shtunën u grumbulluan deri në 1000 vetë në protestë, bëri të ditur policia. Protuestuesit përpiqeshin të thyenin kordonin policor.

Në sekuenca të regjistruara e të publikuara në twitter shiheshin protestuesit që kapeshin me policinë për të thyer bllokadën. Një fotograf i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA raportoi për një atmosferë agresive. Policia nisi 44 procedura penale. Kurse në Rojtlingen morën pjesë në protesta sipas policisë rreth 1500 vetë nën moton “Për lirinë, të vërtetën dhe vetëvendosjen”. Thirrjet për mbajtjen e maskës u injoruan. Në një protestë pa leje në Frankfurt morën pjesë rreth 100 vetë, policia vetë e shpërndau pastaj protestën.

Edhe në vende të tjera ka pasur protesta kundër masave të Coronës. Në Barcelonë morën pjesë 3000 vetë në një miting kundër masave të qeverisë. Demonstruesit në Katalonjë protestonin kundër vendimit për të treguar me detyrim vërtetimin e vaksinimit para hyrjes në diskoteka, restorante apo palestra. Në Austri protestat ishin më masive. Sipas të dhënave të policisë rreth 15.000 vetë u mblodhën në qendër të Vjenës. Kreu i FPÖ-së, Herbert Kickl bëri thirrje për rezistencë kundër detyrimit për vaksinim të planifikuar në shkurt./DW

Etiketa: COVIDprotesta

Lajme të lidhura

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Para
BSH: Të ardhurat nga turizmi u rriten në korrik-shtator, të lehtësohen masat për sezonin dimëror

BSH: Të ardhurat nga turizmi u rriten në korrik-shtator, të lehtësohen masat për sezonin dimëror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26

Nga dita e nesërme pritet të ketë një përkeqësim të motit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për periudhën 06.02.2026 –...

Lexo më shumë
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com