Një automjet ka shpërthyer në flakë pak çaste më parë në Tiranë. Makina ka marrë flakë pranë terminalit tek zona e njohur si “Kthesa e Kamzës”.
Personat që ndodheshin brenda në mjet kanë dalë me shpejtësi në momentet kur kanë parë flakën. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa makina është djegur totalisht. Efektivët e repartit të zjarrfikëses u njoftuan për rastin, por siç duket nuk mundi të bëhej asgjë.
Dyshohet se flakët kanë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në motor.
Discussion about this post