Drejtori sportiv i skuadrës së Partizanit, Olsi Rama nuk e kanë mbajtur më nervat pas humbjes me Tiranën. Ai ka theksuar se arbitrave duhet t’ju vijë turp për standartin e gjykimit.
“Nuk mund të japësh penallti me VAR e më pas të mos shikosh një ndërhyrje tjetër. Këta duhet të kenë turp, duhet të kenë sedër. Ke VAR e televizion dhe i bien të njëjtës vegël. Unë harxhoj nervat e mia dhe them: A ja vlen të merrem me këtë gjë?!
Dikush vendos me dy ose tre standarde. Djemtë e dinë mirë se pavarësisht arbitrave, duhet të futen në fushë për fitore” , ishin akuzat e rënda të Olsi Ramës.