GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthim pranë burgut të Fushë-Krujës – Dyshohet për…

23:19 - 28/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po pastroja armën”, plagoset me pistoletë 48-vjeçari në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fushë-Krujë | Gijotina.com – Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pasditen e sotme në afërsi të burgut të Fushë-Krujës, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe personelit të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Sipas burimeve të Gijotina.com, dyshimet e para janë se shpërthimi ka ardhur nga vendosja e një sasie tritoli në gjeneratorin që furnizon me energji ambientet e jashtme të burgut. Fillimisht është raportuar se gjeneratori ka marrë flakë, por më pas është konstatuar se shpërthimi është shkaktuar nga një lëndë plasëse, duke nxitur dyshimet për një akt të qëllimshëm kriminal.

Forca të shumta policore dhe ekspertë të anti-eksplozivit nga Tirana kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje, ku aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe këqyrja e plotë e terrenit. Gjithashtu, në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikësit për të eliminuar çdo rrezik të mëtejshëm.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në godinat e burgut, ndërsa dëmi i vetëm i konfirmuar është në gjeneratorin që besohet të ketë qenë objektivi i sulmit.

Autoritetet nuk përjashtojnë pistën e një akti të organizuar kriminal, i cili mund të ketë lidhje me persona të dënuar apo ngjarje të mëparshme të ndodhura në këtë institucion. Hetimet janë në fazë të avancuar dhe pritet një njoftim zyrtar për të bërë të ditura të gjitha detajet e ngjarjes.

Gijotina.com do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet mbi këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur zonën e Fushë-Krujës.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit, 29 Maj 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com