GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shpërthime në Kiev dhe Okhtyrka/ Vriten 6 civilë dhe një vajzë 7 vjeçe

08:28 - 27/02/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthime në Kiev dhe Okhtyrka/ Vriten 6 civilë dhe një vajzë 7 vjeçe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa lufta ka hyrë në ditën e saj të katërt, gjashtë vdekje në radhët e civilëve u raportuan në Okhtyrka. Guvernatori i Sumy-t, Dmitry Zhivitsky bënë me dije se të paktën 6 ukrainas përfshirë dhe një vajzë 7-vjeçare vdiqën pas një sulmi rus të premten në qytetin verilindor të Okhtyrka.

Ndërkohë, u hodh në erë një tubacion gazi natyror në Kharkiv, ndërsa qeveria ukrainase tha se tymi mund të shkaktojë një katastrofë mjedisore.

Shpërthime masive ndriçuan qiellin pranë kryeqytetit ukrainas Kiev gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të zmbrapsin përpjekjet ruse për të marrë kontrollin e qytetit historik, pavarësisht nga shanset dërrmuese.

Dy shpërthime të mëdha u regjistruan rreth Vasylkiv, një qytet i vogël me një aeroport të madh ushtarak dhe tanke të shumta me karburant rreth 30 kilometra, në jug të Kievit. Të shtunën, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal akuzoi Rusinë për krime lufte, duke thënë se forcat ruse hodhën në erë më granata kopshtet e fëmijëve, blloqet e banimit dhe “autobusët me fëmijë”.

Megjithëse Rusia ka pretenduar se nuk po synon infrastrukturën civile, një numër në rritje i provave në terren thotë krejt të kundërtën. Ndërkohë, një djalë 6 vjeç u vra nga të shtëna me armë zjarri në një lagje perëndimore të Kievit të shtunën në mbrëmje. Mes viktimave ishte dhe një grua, e cila u vra pasi një ndërtesë banimi 9 katëshe në qytetin lindor të Kharkivit u godit nga “artileria e armikut” mbrëmë, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Kujtojmë se të shtunën një bllok i madh apartamentesh banimi në perëndim të Kievit u goditën nga ajo që një ministër i qeverisë ukrainase e përshkroi si një raketë ruse, pasi banorët në të gjithë qytetin u detyruan të kërkonin strehim pas një nate të tmerrshme të shoqëruar nga të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime.

Michael Kofman, drejtor i programit kërkimor në Programin e Studimeve për Rusinë në CNA, një institut me bazë në Uashington, shkroi në Twitter: “Unë mendoj se sot ne kemi parë një ndryshim në shënjestrimin rus drejt infrastrukturës civile kritike, përdorimit më të madh të MLRS dhe artilerisë në zonat periferike. Për fat të keq, shqetësimi im se kjo do të bëhej shumë më e shëmtuar dhe do të prekte civilët ka filluar të materializohet.”, tha ai.

Etiketa: botaKievKryesore1luftimeRusiukraina

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Aksidenti në Shkodër/ Kush është i riu që humbi jetën, 3 të plagosurit në gjendje kritike

Aksidenti në Shkodër/ Kush është i riu që humbi jetën, 3 të plagosurit në gjendje kritike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com