Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetin social mbi deklaratën e dhënë nga kryeministri i Shqipërisë për gazetën e njohur ‘Financial Times’ ku u shpreh se Kosova tashmë është bërë tokë e askujt dhe se kufiri që ndan krimin nga politika është zbehur.
“Tashme Kryeministri Edi Rama që konsideron tokën shumë shekullore të Kosovës tokë të askujt duhet bojkotuar, përçmuar dhe dënuar nga çdo shqiptar kudo që ai ndodhet”, shkruan Vasili ndër të tjera.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Rama quan Kosoven toke askujt, Rezoluten e tij per Kosoven mund ta votoje dhe Beogradi!
Rezoluten, qe Rilindja ka sjelle ne Kuvendin e Shqiperise mund ta votoje pa asnje siklet edhe parlamenti i Vuçiçit.
As me optimisti ne Beograd nuk mund te imagjinonte nje rezolute te tille kaq te favorshme per Serbine nga kryeministri dhe partia e tij ne pushtet ne shtetin amë Shqiperi.
ASNJE SURPRIZE NE SHQIPERI DHE KOSOVE !
Sigurisht askush ne Shqiperi dhe Kosove nuk eshte i surprizuar.
Kur Kryeministri i Shqiperise Edi Rama Për gazetën e njohur boterisht Financial Times deklaron se:
“Kosova është bërë me kalimin e viteve tokë e askujt dhe ku te gjitha llojet e krimeve jane perzjere me nacionalizmin ne rritje” dhe se “kufiri që ndan krimin nga politika është zbehur”,
eshte e qarte, qe edhe Rezoluta e tij dhe deputeteve rilindas e paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise s’mund te jete ndryshe.
Rezoluta rilindase eshte e trembur per vdekje që të tregoje qarte rolin e Serbisë.
Rezoluta rilindase eshte e tmerruar qe te tregoje se armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake jane bere nga Serbi
Rezoluta rilindase ka frike te thote qarte e me gojen plot faktin qe ulerin pra arrestimin nga Serbia për ta liruar e për të mos e ekstraduar Radojçiqin.
Rezoluta rilindase nuk guxon te flase per strehimin në Serbi te kriminelëve e terroristëve.
Rezoluta as qe merr kurajen te flase per fjalimin e Vuçiqit në OKB si dhe fotot nga mbledhjet në Beograd ku Radojçiq është pranë e prane Vuçiçit.
E GJITHE HAPESIRA SHQIPTARE E TRADHETUAR NGA EDI RAMA
E gjithe hapesira shqiptare ne Shqiperi, Kosove,Maqedoni,Mal te Zi e Serbi ka perballe nje zuzar politik, egersisht antishqiptar dhe nje proserb te thekur si Edi Rama.
Tashme Kryeministri Edi Rama qe konsideron token shume shekullore te Kosoves toke te askujt duhet bojkotuar, perçmuar dhe denuar nga cdo shqiptar kudo qe ai ndodhet.
Shqiperia nuk ka me kryeminister, ndersa Serbia ka nje proserb ne Tirane si Rama, qe ben per Serbine me shume se Vuçiçi vete.
Discussion about this post