GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthimi në Kuçovë, flasin dëshmitarët: Na u duk sikur…

11:29 - 07/05/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimi në Kuçovë, flasin dëshmitarët: Na u duk sikur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qyteza e Kuçovës u trondit mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë, mbetën të bllokuar çifti i të moshuarve. Fatkeqësisht, Alije Kosova humbi jetën, ndërsa burri i saj, Mustafa, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:40 minuta në lagjen “11 Janari” në këtë qytet. Dy bashkëshortët ishin zgjuar herët për të pirë kafen e mëngjesit, por pasi kanë ndezur bombolën e gazit, bombola ka shpërthyer.

Si pasojë e shpërthimit, banesa është shembur tërësisht, duke zënë poshtë rrënojave dy bashkëshortët. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikësish, që kanë bërë të mundur nxjerrjen fillimisht të 84-vjeçares Alije Kosova që ishte pa jetë poshtë rrënojave dhe pas saj kanë nxjerrë 86-vjeçarin Mustafa Kosova, që ishte plagosur rëndë.

I plagosuri Mustafa Kosova është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi mori ndihmën e parë ai u transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka pasur dëmtime dhe djegie në më shumë se 70% të trupit, ndërkohë që viktima është transportuar drejt morgut për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Bashkëshortët Mustafa dhe Alije Kosova jetonin të vetëm në banesë,3 djemtë dhe vajza ishin të martuar dhe jetonin jashtë shtetit.

Viktima ishte e paralizuar prej 2-vitesh dhe për ta kujdesej gjatë ditës një grua që paguhej nga fëmijët, e cila pastronte dhe gatuante. Komshinjtë e familjes Kosova tregojnë se shpërthimi ishte i fuqishëm, sa në një moment iu është dukur si tërmet.

Më pas ata pohojnë se dolën jashtë dhe mësuan çfarë kishte ndodhur./BW

Etiketa: deshmitaretKucovashperthimiZjarr

Lajme të lidhura

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)
Aktualitet

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Para
Berisha: Kudo ndjehet revolta ndaj shtetit mafioz të Ramës

Berisha: Ne jemi kundër shpopullimit dhe për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

Rreth 24 ton misër i importuar nga Greqia është bllokuar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë, pas inspektimeve...

Lexo më shumë
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com