GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shpëtim Verdha s’i ndahet Manastirliut, fut në xhep 64 mln lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Duhet theksuar se për këtë shërbim është në zhvillim edhe një tjetër kontratë që kap të njëjtat vlera. Këtë projekt e ka marrë firma “MEDFAU” sh.p.k” e Shpëtim Verdhës.

Duhet theksuar se për këtë shërbim është në zhvillim edhe një tjetër kontratë që kap të njëjtat vlera. Këtë projekt e ka marrë firma “MEDFAU” sh.p.k” e Shpëtim Verdhës.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka aprovuar zhvillimin e dy tenderëve pa garë. Bëhet fjalë për dy prokurime përmes të cilëve do të blihen filma radiologjie, ndërsa me tjetrin do të bëhet zhvendosja e dy pajisjeve nga një ambient në tjetrin. Për këto shërbime nga Fondi i Shëndetësisë janë zhvatur 64 milionë lekë. Të dyja kontratat janë firmosur në shkelje flagrante të ligjit.

Tenderi i parë për blerje për Radiologjinë e ka fondin limit me vlerë 29 milionë lekë. Duhet theksuar se për këtë shërbim është në zhvillim edhe një tjetër kontratë që kap të njëjtat vlera. Këtë projekt e ka marrë firma “MEDFAU” sh.p.k” e Shpëtim Verdhës.

Në fakt, kontrata i është falur nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, me urdhër të Manastirliut. Pasi për këtë tender nuk është zhvilluar asnjë garë. Vetëm firma e Verdhës ka paraqitur ofertë. Kështu, pa konkurrim fare, Verdha ka futur në xhep kontratën 29 milionë lekë.

Theksojmë se kjo kontratë është lidhur me marrëveshje nga spitali, pra procedurë me negocim. Kjo taktikë që prej më shumë viti është e ndaluar dhe vetë kryeministri ka deklaruar se do të ndëshkohen ata që zhvillojnë tenderë të tillë. Por, me sa duket kjo fjalë e kryeministrit nuk vlen për punët e ministres së tij.

35 milionë lekë për të zhvendosur dy pajisje

Duke qenë se nuk ka pengesa dhe askush nuk heton shkeljet e saj, Manastirliu vazhdon me tenderët abuzivë. Por të njëjtës firmë, ministrja i ka dhënë 35 milionë lekë për zhvendosjen e dy pajisjeve. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Çinstalimi i dy pajisjeve Angiograf dhe një pajisjeje CT në ambientet e shërbimit të hemodinamikës dhe instalimi i tyre ne ambientet e Spitalit te Ri A2”.  MEDFAU” SH.P.K si firma fituese ka marrë kontratën me afat 12 muaj për të realizuar zhvendosjen e këtyre dy pajisjeve.

Sipas të dhënave, pajisja do të kalojë nga kati i dytë në katin e parë. Dhe sipas llogarive të Manastirliut, Shpëtim Verdhës do t’i duhet 1 vit që të kalojë një skaner nga një kat në një kat më poshtë.

 

Këto janë çështje teknike që ne nuk mund t’i analizojmë më thellë. Por, në asnjë moment nuk justifikojnë vlerën e lartë që do të shpenzohet për këtë shërbim. Për faktin që “MEDFAU” sh.p.k” ka përfituar sërish tenderin pa garë. Edhe në këtë rast kemi ofertë sa 92% e fondit limit, çka përbën shkelje të hapur të ligjit të prokurimeve. Kështu, në kundërshtim me ligjin, Manastirliu ka shpenzuar 64 milionë lekë për të mbushur arkën e një oligarku.

Lexo edhe: Kërkon t’iu mbyllë gojën? Manastirliu iu jep 1 mld lekë tender firmës së Petrit Vasilit dhe nipit të Vilma Nushit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abzuimdy tendereflamuri i kuqOgerta ManastriliutenderVerdha

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Paga e legjionarit ka shkaktuar tension brënda klubit zviceran

Paga e legjionarit ka shkaktuar tension brënda klubit zviceran

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com