GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shpëtoni ‘private’ Aleksandar

19:40 - 23/06/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet në veri në Kosovë, bashkëpunëtori i Metës: Rama fshihet si struci për të mos lënduar Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Nesho

Konferencat e fundit të Ramës nuk janë vetëm një protagonizëm i radhës për të kënaqur egot e tij të të qenit gjithçka. Ai e ka provuar se është si ‘balonë tabake’ për tu kthyer nga fryn era apo në skena politike që tërheqin vëmendjen.

Rasti skandaloz i sjelljes ndaj muxhahedinëve, me forcë dhe pa transparencë, vetëm se dikuj i duhej një veprim i tillë, tregon shkallën e lartë të aventurizmit, kthimin në një kukull klienteliste, që më së paku vë në rrezik sigurinë kombëtare dhe interesat e Shqipërisë. Përdorimi i tij nga faktori ndërkombëtar sa herë ka nevojë për një ‘klloun politik’ po i rrezikon edhe ato arritje në politikën e jashtme që ishin ndërtuar me kujdes.

Monologu i Ramës sot kishte qëllim të pudroste fytyrën e tij dhe të fshihte lidhjet direkte me nacionalistin Vuçiç, për ta ndihmuar atë, por edhe veten e tij në situatën ku ndodhen. Propozimi i Ramës për udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë ‘’për ti mbyllur diku Vuçiç dhe Kurtin derisa të ketë zgjidhje’’ është një propozim alla Dayton, kur Milosheviçit ju dha edhe një herë dora për të mbetur faktor si mbrojtës i marrëveshjes pavarësisht gjenocidit të Srebrenicës.

Kriza në Veriun e Kosovës është kokë e këmbë provokim serb dhe një nga lojërat e tyre për të marrë diçka nga Kosova. Veprimtaria e tyre bazohet tek mbështetja ruse që kërkon rritjen e influencave në Ballkanin Perëndimor dhe klientelistët e tyre ballkanikë si zoti Rama, që besojnë se Serbia është faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Kërkesa e Ramës për një “mbyllje diku’’ nënkupton edhe kompromisin dhe vendimin pragmatist të perëndimit për ta mbyllur sa më shpejt këtë çështje. Përmendja e ‘bunkerit ku është futur Putini’, është vetëm retorikë anti-ruse se në fakt ai pranon se gjendja mund të bëhet si në Donbas, pra i kujton Europës frikën për një konflikt të ri në Ballkan, duke propaganduar atë që Vuçiç e ka të vështirë ta thotë.

Përpjekja e sotme e zotit Rama është përpjekja për ta ndihmuar Vuçiç dhe për ti dhënë pak oksigjen. Ai nuk harroi të japë mesazhin në Kosovë që Kurtit po i mbyllen të gjitha rrugët e bashkëpunimit me perëndimin duke ju bërë thirrje indirekt për të lëvizur për ndryshim. Kushti për Vuçiç, që nuk ka asnjë marrëdhënie me të dhe as Ballkan të Hapur, është pjesë e lojës për të realizuar qëllimet e tyre.

Zoti Rama duhet ta dijë mirë se në qoftë se situata është shpërthyese në Veriun e Kosovës, kjo ka vetëm një shkaktar dhe ky është regjimi i Vuçiç që provokon konflikt. Mos vazhdimi i takimeve për Ballkanin e Hapur është thjesht një hipokrizi e Ramës, se ai deri tani ka propaganduar Ballkanin e Hapur edhe kur Vuçiç nuk ka pranuar të njohë Republikën e Kosovës si vend sovran dhe të barabartë. Dashuria me djallin kërkon pendesë të fortë para Zotit dhe Shqiptarëve duke pranuar që vuri në rrezik interesat e kombit Shqiptar.

Klientelizmi nuk të jep lavdi, por të kthen në shërbëtor në politikë.

Etiketa: Agim NeshoOpinion

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Alimehmeti: Të hiqet ora policore, efekti i Covid-19 është reduktuar

Alimehmeti: Duhet një bashkim opozitar, jo një parti për të zgjidhur hallet personale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali me dosjen “Epstein”/ Arrestohet vëllai i mbretit Charles, Princi Andrew
Botë

Skandali me dosjen “Epstein”/ Arrestohet vëllai i mbretit Charles, Princi Andrew

11:26 - 19/02/26

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Princi Andrew, vëllai i Mbreti Charles III, është arrestuar nën dyshimin për sjellje të keqe në...

Lexo më shumë
“Jeni bërë lolo të Ramës”, Berisha-socialistëve: Po ndryshoni ligjet për të mbrojtur kryehajdutin e kombit!

“Jeni bërë lolo të Ramës”, Berisha-socialistëve: Po ndryshoni ligjet për të mbrojtur kryehajdutin e kombit!

11:20 - 19/02/26
Balla: Ndërsa Rama dhe Trump janë bashkë, Berishën nuk po e takojnë as aleatët e tij ndërkombëtar

Balla: Ndërsa Rama dhe Trump janë bashkë, Berishën nuk po e takojnë as aleatët e tij ndërkombëtar

11:08 - 19/02/26
Zbardhet draft-raporti i PE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet ende shqetësim serioz

Zbardhet draft-raporti i PE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet ende shqetësim serioz

10:54 - 19/02/26
Përplasje në Kuvend për Ballukun, Bardhi-PS-së: Hiqni imunitetin, jeni kthyer në mburojë të korrupsionit

Përplasje në Kuvend për Ballukun, Bardhi-PS-së: Hiqni imunitetin, jeni kthyer në mburojë të korrupsionit

10:40 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com