GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

11:52 - 27/03/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi në një konferencë për shtyp se javët e fundit është vërejtur një rritje e çmimeve për disa produkte të shportës bazë.

Ajo bëri të ditur se institucionet do të intensifikojnë monitorimin në terren, përmes ngritjes së grupeve të posaçme që do të verifikojnë në baza ditore luhatjet e çmimeve. Sipas saj, çdo masë e mundshme do të fokusohet pikërisht tek këto produkte.

“Po monitorojnë një shportë me 80 ushqime, në bazë ditore. Kanë filluar të reflektohen çmime të rritura në disa prej produkteve të shportës. Për këtë arsye, siç e thashë do të aktivizojmë një ekip, disa grupe monitorimi nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për të verifikuar këto çmime pasi kemi zgjedhur me INSTAT këtë listë produktesh. Do të dalim në terren për të monitoruar çmimet dhe reflektimin e furnizimet me realitetin e çmimeve.

Nëse do të marrim vendime në të ardhmen do të merren vendime që lidhen me shportën bazë, me rritjen e përgjithshme të çmimeve të konsumit. Në vitin 2022 ngritëm një bord për ushqimet, e vështirë që këtu të bëjmë të njëjtin mekanizëm si te karburantet se format dhe mënyrat e importit të ushqimeve. Produktesh e shportës kanë shumëllojshmëri të mënyrave të importimit apo tregtimit. Masa për të mbrojtur edhe shtresat në nevojë”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj tha gjithashtu se qeveria nuk mund të ndërhyjë drejtpërdrejt në çmimet e produkteve ushqimore, ndryshe nga rasti i karburanteve, për shkak të kompleksitetit të tregut.

“Unë nuk thashë që ne do të ndërhymë në çmime. Madje e shpjegova pse nuk bëjmë dot të njëjtën mekanizëm që aplikuam tek karburantet, sepse është e pamundur të ndërhymë në çmime. Ajo që unë thashë është që ne jemi duke monitoruar në bazë ditore, dhe do dalim për të verifikuar që këto çmime nuk janë abuzive. Thashë që në rast se do kemi një ndikim të vazhdueshëm në çmimet e konsumit, do të suportojmë shtresat që nuk përballojnë dot kostot.”, shtoi ministrja.

Etiketa: CmimeKryesore1shporte

Lajme të lidhura

Këlliçi: Nuk ka më alibi, Balluku të arrestohet, Rama të largohet
Aktualitet

Rama e quan aftësi, Europa korrupsion, Këlliçi: PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale

14:31 - 27/03/26
Tabaku i përgjigjet komisioneres Marta Kos: Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar
Aktualitet

Tabaku i përgjigjet komisioneres Marta Kos: Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar

14:08 - 27/03/26
Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera
Aktualitet

Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera

13:28 - 27/03/26
Para
Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë

Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Nuk ka më alibi, Balluku të arrestohet, Rama të largohet
Aktualitet

Rama e quan aftësi, Europa korrupsion, Këlliçi: PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale

14:31 - 27/03/26

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka postuar një mesazh ku shpjegon se akuza e shpërdorimit të detyrës është vepër...

Lexo më shumë
Tabaku i përgjigjet komisioneres Marta Kos: Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar

Tabaku i përgjigjet komisioneres Marta Kos: Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar

14:08 - 27/03/26
Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera

Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera

13:28 - 27/03/26
‘Rama u përgjigj si padrino’/ Berisha: Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë e botë

‘Rama u përgjigj si padrino’/ Berisha: Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë e botë

13:14 - 27/03/26
Çmimi i naftës ulet në nivele rekord në bursë, Bordi i Transparencës ende asnjë reagim

Pas ndërhyrjes së Bordit të Transparencës, ankohen importuesit: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës

12:51 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com