GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Shpresojmë te kualifikimi në Europian”, Berisha: Jemi përgatitur, do bëjmë ndeshje të bukur

21:50 - 05/06/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shpresojmë te kualifikimi në Europian”, Berisha: Jemi përgatitur, do bëjmë ndeshje të bukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të përballet me Islandën ditën e nesërme në kuadër të Nations league, takim që do të nisë që nga ora 20:45 dhe do të luhet në transfertë.

Një takim shumë i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare e cila kërkon ta nisë me këmbën e mbarë këtë kompeticion.

Në konferencën për shtyp në prag të kësaj përballje së bashku me trajnerin Edoardo Reja ishte i pranishëm edhe portieri Etrit Berisha, i cili ishte optimist për duelin e nesërm, ndërsa nuk nguroi t’iu kërkonte shokëve të ekipit edhe përqendrim maksimal.

Si është situata në grup para kësaj ndeshjeje me Islandën? Kemi pasur kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj që jemi gati të bëjmë një ndeshje të bukur. Kemi treguar futboll të mirë edhe në ndeshjet e kaluara, përfshi këtu edhe miqësoren ndaj Spanjës. Edhe nesër duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar, pasi kundërshtari është mirë fizikisht. Megjithatë ne do të hyjmë në ndeshje për të fituar dhe për të shpresuar në një kualifikim në Europian.

A është një bonus fakti që Islanda nuk po kalon një moment të mirë? Me siguri që këtu në shtëpi Islanda është gjithmonë e rrezikshme. Edhe në ndeshjen e fundit në Izrael ishin duke fituar, pasi kanë cilësi. Megjithatë ne do të shohim rrugën tonë, pasi jemi përgatitur dhe kemi kualitetin e duhur për të fituar.

Me largimin e Rusisë, a është Shqipëria favorite për vendin e parë? Unë mendoj se edhe me Rusinë, ishim kandidatë për të fituar grupin. Tani është e njëjta gjë dhe ne duhet jo vetëm të fitojmë grupin, por edhe të sigurojmë kualifikimin në Europian. Çdo gjë tjetër do të jetë një dështim, pasi i kemi të gjithë mundësitë të luajmë një tjetër Europian.

A mendoni se ka ardhur koha për të marrë rezultat pozitiv këtu në Islandë? Shpresoj shumë, pasi e thashë edhe më herët që Islanda është shumë e vështirë këtu në shtëpi. E kujtoj shumë mirë ndeshjen e 2012-ës dhe aty u komplikua rrugëtimi ynë drejt Botërorit. Tani shpresoj të jetë e kundërta dhe të nisim rrugën drejt Europiani.

Etiketa: etrit berishaIslandanations leagueShqiperia

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Lufta/ Rusia pëson humbjen e madhe në ushtri

Lufta/ Rusia pëson humbjen e madhe në ushtri

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com