GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shpronësimet për interes publik, Avokati i Popullit: Shteti sillet në mënyrë arbitrare

16:08 - 26/04/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpronësimet për interes publik, Avokati i Popullit: Shteti sillet në mënyrë arbitrare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Viteve të fundit skenat e nxjerrjes me dhunë nga banesat për hir të “interesit publik” nuk kanë munguar në vend, kryesisht në kryeqytet. Avokati i Popullit konstaton se argumenti që përdoret për shpronësimet për interes publik e ka bërë shtetin të sillet në mënyrë arbitrare me qytetarët të cilët në shumë raste nuk kompensohen drejt dhe në kohë.

“Tjetër problematikë e konstatuar gjatë veprimtarisë së Avokatit të Popullit në vite, por që vazhdon edhe për vitin 2021, është shpronësimi për interes publik i pronës private nga shteti. Shpronësimi për interes publik i pronës private në RSH, përveç garancive kushtetuese dhe parashikimit nga KEDNJ81, rregullohet edhe nga përcaktimet e ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik” (ndryshuar me ligjin nr. 20/2016, datë 10.3.2016 dhe ligjin nr. 11/2020) dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Pothuaj në të gjitha rastet, konstatohet se organet e administratës shtetërore sillen “në mënyrë arbritare” me titullarët e së drejtës së pronës/pronarët por edhe poseduesit, duke qenë se i zhveshin këta të fundit nga e drejta e pronësisë dhe nuk i dëmshpërblejnë/kompensojnë paraprakisht, kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe brenda afateve ligjore”, thuhet në raportin e Avokatit për vitin 2021.

Po kështu ky raport vlerëson se qytetarët ndihen të pafuqishëm nga forca shtrënguese e shtetit i cili në këtë rast e përdor “forcën” jo në mbrojtje të tyre por ndaj tyre. “Shteti, nëpërmjet organeve të administratës publike, duhet të kujdeset për interesat pronësore të qytetarëve, në rast shpronësimi, duke pasur në konsideratë procesin e rregullt ligjor dhe nevojat social-ekonomike të tyre. Vërtet kushtetuta, KEDNJ82 si dhe ligjet, parashikojnë kufizime të së drejtës së pronësisë, por këto kufizime duhet të jenë të ligjshme, të bëhen vetëm në rast të një interesi publik, kundrejt shpërblimit të drejtë, si dhe të kenë në themel parimin e proporcionalitetit. Koncepti i shpronësimit dhe shpërblimit të pronës nuk përfshihet vetëm për pasuritë e regjistruara por edhe për ato që i janë nënshtruar një procesi të ligjshëm, sikurse pasuritë në proces legalizimi”, thuhet në raport.

*Shpronësimet për interes publik bëhen në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”. Shpronësimet e kësaj natyre i japin të drejtë shtetit që të marrë tokën edhe pa pëlqimin e pronarit duke nxjerrë si argument interesin publik që mund të lidhet me ndërtimin e një rruge, ujësjellësi, shkolle apo aspekte të ngjashme përfshirë projekte private që shkojnë përtej përftimit individual./Monitor.al/

 

Etiketa: arbitrareavokatiinterespopullitpublikShpreonesimetShteti

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
‘Donaldi dyshoj se di të bëjë seks’, Milaim Zeka: Fat i zi që Beatrix ka tërheqje

Akuzohet për falsifikim vizash/ Gjykata jep vendimin për gazetarin: Kjo është torturë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com