GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shqetësime për vaksinën ruse Sputnik V, mospërputhje mes të dhënave nga prodhuesi

18:36 - 08/07/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqetësime për vaksinën ruse Sputnik V, mospërputhje mes të dhënave nga prodhuesi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbarë botën po bëhen përpjekje për të vaksinuar sa më shumë njerëz për të arritur imunitetin e turmës kundër koronavirusit. Zyrtarët thonë se po analizojnë efektshmërinë e vaksinave, por sipas ekspertëve, Rusia nuk ka ofruar deri tani informacionin e nevojshëm mbi vaksinën e saj, Sputnik V. ​

“Këto rezultate kaq të mira është vështirë të besohen!” thotë studiuesi Konstantin Andreev.

Në maj një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë botuan një letër të hapur në revistën mjekësore The Lancet ku shprehnin shqetësim për vaksinën ruse Sputnik V

Shkencëtarë amerikanë, holandezë, francezë, italianë dhe rusë kanë cituar mospërputhje mes të dhënave nga Instituti Kërkimor Gamaleya, prodhuesi i vaksinës ruse Sputnik V.

Më saktësisht, në fazën e tretë të provave, Instituti raportoi se vaksina kishte efektivitet në mbi 91% të rasteve. Por shkencëtarët thonë se instituti nuk ofroi të dhëna të papërpunuara në mënyrë që shkencëtarë të tjerë të bënin analiza të pavarura. Ata kanë kërkuar informacion shtesë nga ky institucion.

“Nëse do të kishin ofruar materialet burimore, mund të ishin sqaruar disa nga mospërputhjet. Por nuk ofruan të dhënat. Prandaj ekzistojnë pikëpyetje mbi punën e tyre kërkimore,” thotë Vasili Vlasov i Universitetit Ekonomik të Shën Peterburgut.

Në përgjigje të letrës, ata që punuan për zhvillimin e vaksinës Sputnik V i shpjeguan mospërputhjet si “gabime të thjeshta shkrimi” dhe i cilësuan si “të habitshme” kërkesat e shkencëtarëve për informacion.

Shkencëtarët e institutit Gamaleya nënvizojnë se vaksina është miratuar për përdorim në mbi 50 vende. Por studiues të tjerë thonë se kjo nuk dëshmon që vaksina është e padëmshme dhe e efektshme në masën që thonë prodhuesit e saj.

“Prodhuesit e vaksinave perëndimore kanë bërë publike jo vetëm raporte të hollësishme për analizat shkencore që kanë zhvilluar, por edhe protokollet që kanë ndjekur gjatë zhvillimit të kërkimeve, ndërsa shkencëtarët rusë nuk pranuan të publikojnë protokollet që kanë ndjekur, prandaj lindin shumë pikëpyetje,” thotë zoti Vlasov.

Prodhuesit e Sputnik V thonë se vaksina e tyre është e sigurtë dhe se shkencëtarët perëndimorë paguhen nga “gjigandë farmaceutikë” për të bllokuar futjen e vaksinës ruse në treg.

Por studiuesit shkencorë thonë se prodhuesit e vaksinave të tjera si Johnson & Johnson dhe AstraZeneca kanë punuar nga afër me agjencitë rregullatore për të garantuar një produkt të sigurtë, gjë që s’ka ndodhur me laboratoret që krijuan Sputnik V.

“Nëse ata që prodhuan Sputnik V fillojnë të veprojnë si shkencëtarët që krijuan vaksinën Johnson & Johnson, e gjithë kjo situatë do të bëhej shumë më e thjeshtë. Ata vetë do të përfitonin. Por nuk e di nëse do ta bëjnë një gjë të tillë,” thotë zoti Andreev.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shkencëtarët shpresojnë të mësojnë më shumë gjatë vizitave në Rusi.

“Kemi krijuar një ekip që besoj se do të vizitojë fabrikën. Do të shkojnë në një numër objektesh gjatë vizitës,” tha zëdhënësja e OBSH-së.

Sputnik V nuk bën aktualisht pjesë në listën e vaksinave të miratuara për përdorim emergjent nga BE-ja. Autorët e letrës në maj kritikojnë mungesën e transparencës në provat klinike me këtë vaksinë dhe thonë se çdo problem ekzistues mund të gjejë zgjidhje.

Por mëdyshjet për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës Sputnik V nuk kanë penguar shumë vende, në një betejë të ethshme me pandeminë, ta ofrojnë këtë vaksinë për imunizimin e popullatës së tyre. Miliona doza të kësaj vaksine janë bërë deri tani në Rusi dhe në vende të tjera. /VOA

Lajme të lidhura

Viti i ri shkollor, shkollat 9-vjeçare e nisin me 125 mijë fëmijë më pak se 10 vite më parë
Aktualitet

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor

08:13 - 24/02/26
“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26
Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash
Breaking Views

Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash

18:26 - 23/02/26
Para
“Menduam se pamë alien pushtues”/ Dua Lipa nxjerr foton nga hapsira qiellore: Ishte thjesht…

Jo vetëm këngëtare, por edhe aktore! Dua Lipa shënon një tjetër sukses dhe po vjen në ekran me projektin më interesant!

TË FUNDIT

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë
Sport

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë

14:03 - 24/02/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, kanë intensifikuar punën në kuadër të përgatitjeve për...

Lexo më shumë
E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

13:31 - 24/02/26
Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi

13:28 - 24/02/26
Berisha: Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha

Berisha: Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha

13:22 - 24/02/26
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com