GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e tarifave të ujit po përdoret në disa raste më shumë për të mbuluar pasojat e keqmenaxhimit dhe joeficiencës së ujësjellësve sesa për të përmirësuar performancën e tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ngre këtë shqetësim në auditimin e Entit Rregullator të Ujit, duke evidentuar nivele tepër të larta të Ujit Pa të Ardhura në Lezhë, Fier dhe Shkodër.

Sipas KLSH-së, treguesi i Ujit Pa të Ardhura arrin në 74.14% në UK Rajonale Lezhë, 69.59% në Fier dhe 67.01% në Shkodër. Auditimi vlerëson se problemi nuk po trajtohet me masa konkrete dhe detyruese në përpjesëtim me ndikimin që ka në kostot që përballojnë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat.

“Në këto kushte, rritja e tarifave më së shumti përdoret për të mbuluar pasojat e mosmenaxhimit dhe joeficiencës së këtyre shoqërive”, konstaton KLSH, ndërsa thotë se kërkesat për tarifa më të larta nuk janë shoqëruar me masa të qarta e të matshme për uljen e humbjeve, luftimin e lidhjeve të paligjshme, përmirësimin e faturimit dhe investimet në rrjet.

Situata më problematike nga tre operatorët e analizuar rezulton në Lezhë. Shoqëria prodhonte rreth 13.65 milionë m³ ujë në vit, por vetëm 16.3% e prodhimit ishte e matur. Uji Pa të Ardhura arrinte në 74.14%, nivel që vetë dokumentacioni i përdorur në procesin rregullator e konsideron të papranueshëm. Problemi lidhet me humbjet teknike, lidhjet e paligjshme dhe pasaktësitë në vlerësimin e sasive të ujit.

Në Shkodër problemi është edhe më i madh sa i përket besueshmërisë së bazës së të dhënave. Prodhimi vjetor është rreth 14.8 milionë m³, por është pothuajse 100% i vlerësuar, pasi vetëm disa burime kanë ujëmatës. Nga ky prodhim, shoqëria faturon vetëm 32.98%, ndërsa Uji Pa të Ardhura është 67.01%.

Rrjeti prej 313 kilometrash paraqitet në një pjesë të madhe i amortizuar, sidomos në Vau Dejës dhe Malësi të Madhe. Ndërkohë, 73.7% e lidhjeve të konsumatorëve kanë ujëmatës, por matja mungon pikërisht në prodhim, duke krijuar pasiguri mbi volumin që hyn në sistem.

Në Fier prodhohen 20.79 milionë m³ ujë në vit, nga të cilat vetëm 67.7% maten. Shoqëria faturon vetëm 30.41% të ujit të prodhuar, ndërsa Uji Pa të Ardhura arrin në 69.59%.

Në Fier, auditimi thekson edhe burimin e humbjeve: 31.93% përfaqësojnë humbje administrative, ku përfshihen lidhjet e paligjshme dhe nënfaturimi, ndërsa 37.01% janë humbje reale ose teknike.

KLSH vlerëson se, kur niveli i Ujit Pa të Ardhura është kaq i lartë, rritja e tarifës rrezikon t’ua transferojë barrën konsumatorëve korrektë, ndërsa vazhdojnë problemet që krijojnë humbjet.

Për këtë arsye, KLSH kërkon që ERRU, kur miraton tarifat për operatorët me humbje të larta, të vendosë kushte detyruese performance dhe jo vetëm objektiva deklarative. Operatorët duhet të kenë plane veprimi të verifikueshme, afate, indikatorë konkretë dhe pasoja rregullatore nëse objektivat nuk realizohen.

 

 

 

 

 

Etiketa: KLSHujesjellesi

Lajme të lidhura

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan
Breaking Views

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Para
Europa League/ Egnatia sfidon Shamrok Rovers, kampionët synojnë një tjetër hap drejt historisë europiane

Europa League/ Egnatia sfidon Shamrok Rovers, kampionët synojnë një tjetër hap drejt historisë europiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin
Sport

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26

Një ndeshje që kishte gjithçka: gola, përplasje fizike, kartonë të kuq, tribuna të zbrazura dhe një kohë shtesë që vendos...

Lexo më shumë
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com