GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëri-Bullgari, FSHF: Fanella e Kombëtares respektohet gjithmonë!

16:30 - 14/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëri-Bullgari, FSHF: Fanella e Kombëtares respektohet gjithmonë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas fitores së rëndësishme 3-0 ndaj Çekisë të enjten e 12 tetorit, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish të luajë në stadiumin ‘Air Albania’. Këtë herë ndaj Bullgarisë, një sfidë jozyrtare, një takim miqësor që ka po aq shumë rëndësi sa ndeshjet e tjera që ka luajtur Shqipëria. Luajmë ndaj ballkanasve, një ekip prestigjioz që dikur mundi 2-1 Gjermaninë në çerekfinalet e Kampionatit Botëror ‘SHBA 1994‘ dhe shkoi deri në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Menjëherë pas sfidës me Çekinë, kuqezinjtë zbritën në fushë të premten dhe nisën përgatitjet për këtë ndeshje. Kundërshtari nuk ka aspak rëndësi, nëse është Polonia, Çekia apo Bullgaria, ashtu sikurse nuk është e rëndësishme se për çfarë luhet. Kuqezinjtë e kanë marrë po aq seriozisht sa Çekia ndeshjen me Bullgarinë, paçka se është një miqësore. Nuk është fort e lehtë të mbash veshur fanellën e Kombëtares dhe të përfaqësosh një popull. Fanella e Kombëtares duhet djersitur e duhet respektuar.

Shqipëria kërkon të mbajë të njëjtën formë si në ndeshjet e fundit, të njëjtin ritëm triumfesh e golash, por nga ana tjetër kërkon të njëjtën atmosferë tifozësh në stadium. Pavarësisht se një gol u anullua ndaj Çekisë, fitorja 3-0 erdhi pa dyshim edhe nga kori i tifozëve shqiptarë, që i jep edhe më shumë forcë lojtarëve tanë në fushë. Çdo përfaqësuese në botë ka mbështetës, por Shqipëria ka pa dyshim tifozët më të mrekullueshëm në botë. Janë ata që i japin më shumë zemër kuqezinjve, ata që e mobilizojnë Kombëtaren në çdo ndeshje.

Fanella e Kombëtares është unike. Dhe tani duhet respektuar më shumë se kurrë. Nuk ka rëndësi se me kë luajmë, rëndësi ka të jemi të gjithë NJË për Kombëtaren! Të martën, Shqipëria luan ndaj Bullgarisë në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00. Le të jemi të gjithë bashkë aty për ta.

 

Etiketa: fshfKryesore1TKZ

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
FOTO/ Shkrumbohet nga flakët makina në Lezhë

FOTO/ Shkrumbohet nga flakët makina në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com