GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

SHQIPËRI-GJEORGJI/ Silvinjo luan kartën e fundit, në fushë edhe Uzuni (VIDEO)

22:34 - 10/09/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
SHQIPËRI-GJEORGJI/ Silvinjo luan kartën e fundit, në fushë edhe Uzuni (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një takim vendimtar për ecurinë e saj në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Një fitore do ta bënte Shqipërinë një kandidate kryesore për të fituar grupin e ngjitur në Ligën A, përtej faktit që do ta afronte edhe me play-off të Botërorit 2026.

SHQIPËRI-GJEORGJI 0-1

71′ Koçorashvili

81’ Uzuni merr vendin e Bajramit në radhët e kuqezinjve.

78’ Miqtë tani vetëm mbajnë topin me qetësi, duke e qarkulluar dhe mos i lejuar Shqipërisë të dalë para.

75’ Davitashvili merr vendin e Kvaratskhelia në radhët e Gjeorgjisë.

72’ Silvinjo bën menjëherë zëvendësim të dyfishtë duke larguar Manajn dhe Asanin teksa aktivizohen Seferi dhe Spahiu.

71’ Befasi nga miqtë! Koçorashvili gjen hapësirë dhe nga jashtë zonës, shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

58’ Drithërima para portës kuqezi ku fillimisht Ismajli bllokon një gjuajtje drejt katërkëndorit e më pas Kakabadze gjuan jashtë mbi traversë. (VIDEO)

65’ Nis presing i lartë i kuqezinjve, të cilët shtyjnë Gjeorgjinë në gjysmëfushën e saj.

63’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, sfera shkon te Bajrami i cili gjuan nga e majta, por sfera shkon jashtë pa u devijuar nga Kumbulla pranë portës. (VIDEO)

62’ Asani nga e djathta gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

61’ Hoxha lë fushën e lojës, duke i bërë vend Laçit në radhët e kuqezinjve.

58’ Një harkim nga e majta gjen Mikautadzen i cili devijon por nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)

55’ Një largim i gabuar i Mitajt i jep mundësinë Çakvetadzes të gjuajë drejt portës, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën në të majtën e Strakoshës. (VIDEO)

51’ Hoxha nga e majta tenton të hyjë në zonë, mbrojtësit kundërshtarë e rrethojnë dhe largojnë sferën.

48’ Asllani ka një goditje dënimi ballore në dispozicion, por sfera shkon shumë larg katërkëndorit.

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në radhët e ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Goditja e këndit e harkuar nga Kvara, gjen Ismajlin e vëmendshëm, i cili largon me kokë.

43’ Pas një goditje dënimi, sfera shkon te Ccabatadze i cili gjuan por një devijim çon sferën në këndore.

39’ Hoxha merr topin në të majtën dhe arrin fundoren, harkimi i tij drejt qendrës nuk gjen askënd.

37’ Hoxha nga e majta provon me një tjetër gjuajtje nga distanca, sfera nuk merr trajektoren e duhur drejt portës. (VIDEO)

36’ Një top i Asllanit devijohet para se të mbërrijë te Manaj në qendër të zonës.

35’ Asani nga e djathta gjen hapësirën për të nisur sferën drejt qendrës, Mamardashvili është në pozicion dhe kontrollon sferën. (VIDEO)

29’ Asllani provon vetë nga jashtë zonës, e djathta e tij nuk gjen portën.

27’ Pasime të shpejta pranë zonës së kuqezinjve, Kvara sheh një tjetër gjuajtje të bllokohet nga Asllani.

25’ Rast i rrezikshëm për miqtë me një top nga e djathta që fatmirësisht nuk devijohet nga Kvaratskhelia para portës. (VIDEO)

21’ Asllani tenton një skeme në goditje dënimi, harkimi i tij drejt Ismajlit ndalet nga Mamardashvili, para se mbrojtësi të sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

16’ Kiteishvili provon nga e distanca, pa gjetur portën e Strakoshës. (VIDEO)

15’ Aksion i rrezikshëm i gjeorgjianëve në të majtën e sulmit, pasimi në qendër për fat nuk gjen devijimin drejt portës së Strakoshës nga Mikautadze.

12’ Hoxha nga e majta hyn drejt qëendrës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por pa gjetur katërkëndorin e gjeorgjianëve. (VIDEO)

7’ Kvaratskhelia harkon në zonë nga një goditje dënimi, Manaj i kthyer në mbrojtje largon sferën nga zona.

5’ Ccakvetadze nga e djathta kalon Mitajn dhe pason për Kvaran, Kumbulla përsëri largon rrezikun. (VIDEO)

3’ Hysaj nga e djathta pason për Manajn, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtësit gjeorgjianë. (VIDEO)

3’ Top në thellësi për Manajn, sfera shkon direkt në duart e portierit.

2’ Kvaratskhelia provon të hyjë në zonë në qendër, Kumbulla e ndalon dhe largon rrezikun pas një starti të shpejtë të miqve.

gijotina.com/

Etiketa: Shqipëri-Gjeorgji

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Shqipëria dorëzohet para Gjeorgjisë në “Air Albania” pa asnjë gjuajtje në portë

Shqipëria dorëzohet para Gjeorgjisë në “Air Albania” pa asnjë gjuajtje në portë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com