GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shqipëria dorëzohet para Gjeorgjisë në “Air Albania” pa asnjë gjuajtje në portë

në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria dorëzohet para Gjeorgjisë në “Air Albania” pa asnjë gjuajtje në portë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është mposhtur në “Arenën Kombëtare” përballë Gjeorgjisë me rezultatin 0-1, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët tentuan disa herë nga jashtë zone me Hoxhën dhe Asllanin, por pa mundur të gjenin portën.

Në pjesën e dytë, miqtë u “zgjuan” të cilët provuan disa herë, ndërsa arritën të kalonin në avantazh falë Kochorashvili në minutën e 71’

Kuqezinjtë tentuan disa herë të rikthenin baraspeshën, por mbrojtja gjeorgjian ishte e organizuar mjaft mirë, duke mos u çarë dot.

Kështu Shqipëria qëndron në kuotën e tre pikëve në Grupin B1, ndërsa Gjeorgjia ruan vendin e parë me 6 pikë në dy ndeshje.

SHQIPËRI 0-1 GJEORGJI

Kochorashvili 71′

 

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren e Gjeorgjisë 0-1!

90+3′ Zëvendësim te Gjeorgjia. Largohet Kochorashvili dhe në vendin e tij futet Altunashvili.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Chakvetadze godet në hyrje të zonës, por Strakosha ndërhyn siç duhet sërish.

90′ Uzuni shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

89′ Chakvetadze shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Spahiut dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

88′ Davitashvili hyn në zonë dhe godet me të majtën, por Strakosha ndërhyn siç duhet për t’i mohuar golin.

86′ Zëvendësim te Gjeorgjia. Largohet Mikautadze dhe në vendin e tij futet Zivzivadze.

84′ Kiteishvili shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Uzunit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

83′ Ramadani hedh një krosim drejt zonës, me topin që shkon në duart e Mamardashvilit.

81′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Nedim Bajrami dhe në vendin e tij futet Uzuni.

75′ Zëvendësim te Gjeorgjia. Largohet Kvaratskhelia dhe në vendin e tij futet Davitashvili.

72′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Asani, në vendet e tyre futen Seferi dhe Spahiu.

71′ GOL GJEORGJIA 0-1/ Kochorashvili provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që përplaset në traversë dhe shkon në rrjetë. (VIDEO)

69′ Topi ngel në zonë dhe Kakabadze provon të godasë, por topi shkon mbi kuadrat.

63′ Bajrami provon me një goditje të lehtë brenda zonës, por Kumbulla nuk e devijon dot siç duhet.

61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Hoxha dhe në vendin e tij futet Laçi.

58′ Mikautadze provon pas një krosimi në zonë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

54′ Kiteishvili godet me një gjuajtje fluturimthi, e cila përfundon jashtë kuadratit.

48′ Asllani provon nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi kuadrat.

46′ Nis pjesa e dytë e takimit!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

37′ Arbër Hoxha provon sërish me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

35′ Jasir Asani hyn brenda zonës dhe kroson ulët, me topin që shkon sërish në duart e Mamardashvilit.

29′ Asllani godet nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

27′ Mikautadze godet nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.

23′ Asani hedh një kros të ulët drejt zonës, me topin që shkon në duart e Mamardashvilit.

12′ Arbër Hoxha driblon bukur drejt zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

3′ Hysaj hedh një top drejt zonës dhe Manaj godet, por topi ndalet nga mbrojtja gjeorgjiane.

Formacionet zyrtare:

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj (C), Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, N. Bajrami, Hoxha, Asani, Manaj.

Trajner: Sylvinho

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Shqipëri-Gjeorgji

Lajme të lidhura

Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

18:27 - 13/07/26
Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve
Sport

Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve

17:38 - 13/07/26
Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi
Breaking Views

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

16:55 - 13/07/26
Para
Renditja dhe kalendari i ndeshjeve, ja kur rikthehet Kombëtarja

Renditja dhe kalendari i ndeshjeve, ja kur rikthehet Kombëtarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

18:27 - 13/07/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në zonën e Limionit, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku...

Lexo më shumë
GJKKO shpall fajtorë katër të pandehur për shitblerje të votave në zgjedhjet e vitit 2021

GJKKO shpall fajtorë katër të pandehur për shitblerje të votave në zgjedhjet e vitit 2021

18:10 - 13/07/26
Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve

Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve

17:38 - 13/07/26
Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

17:12 - 13/07/26
Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

16:55 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com