GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëri, vijon puna në një nga qendrat e pritjes së emigrantëve

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri, vijon puna në një nga qendrat e pritjes së emigrantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë përpara nisjes së zbatimit të një marëveshjeje mes Italisë dhe Shqipërisë, që emigrantët e shpëtuar në det që përpiqen të arrijnë tokën italiane do të tranferohen në tokën shqiptare, njëra nga qendrat e pritjes nuk është ende gati. Marrëveshja pesëvjeçare, e nënshkruar nga kryeministrja italiane dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nëntorin e kaluar, parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Njerëzit që konsiderohen të pambrojtur, si gra, fëmijë, të moshuar dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës do të strehohen në Itali.

 

Emigrantët e shpëtuar në det që përpiqen të arrijnë tokën italiane pritet që të transferohen në Shqipëri duke filluar nga data 1 gusht, ndërkohë që kërkesat e tyre për azil do të përpunohen sipas një marrëveshje mes dy vendeve.

Duke folur gjatë një vizite në Shqipëri në muajin qershor, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se dy qendrat e krijuara për të strehuar emigrantët do të ishin gati për të pritur 1000 personat e parë në fillim të muajit gusht.

 

Marrëveshja pesëvjeçare, e nënshkruar nga kryeministrja italiane dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nëntorin e kaluar, parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare.

Ato do të kontrollohen fillimisht në bordin e anijeve që i kanë shpëtuar, përpara se të dërgohen në Shqipëri. Qendrat do të strehojnë vetëm burra, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Njerëzit që konsiderohen të pambrojtur, si gra, fëmijë, të moshuar dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës do të strehohen në Itali. Familjet gjithashtu nuk do të ndahen, tha ambasadori.

Ata që dërgohen në Shqipëri do të ruajnë të drejtën e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian për të aplikuar për azil në Itali dhe për t’u trajtuar kërkesat e tyre atje, por lëvizja e tyre brenda dhe jashtë qendrave në Shqipëri do të kufizohet. Atyre që u refuzohen aplikimet përballen me dëbim direkt nga Shqipëria, thotë më tej ambasadori Italian në Tiranë.

Dy qendrat në Shqipëri do t’i kushtojnë Italisë 670 milionë euro gjatë pesë viteve. Ambientet do të drejtohen plotësisht nga Italia dhe të dyja qendrat janë nën juridiksionin italian, ndërsa rojet shqiptare do të ofrojnë siguri për perimetrin e jashtëm.

Një prej qendrave, në portin e Shëngjinit, në bregdetin e Adriatikut, është gati prej më shumë se një muaji. Por qendra tjetër për pritjen e emigrantëve, pranë ish-aeroportit ushtarak në Gjader, është ende larg përfundimit.

Sipas ambasadorit italian në Shqipëri vonesat në ndërtimin e kësaj qendre janë të lidhura me rrëshqitjet e dheut si dhe temperaturat e larta që kanë detyruar autoritetet vendase të mos lejojnë punën gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Agjencisë së lajmeve Associated Press nuk iu lejua hyrja në kamp, por provat e ndërtimit intensiv ishin të qarta, me dy ekskavatorë dhe një vinç që punonin.

Kryeplaku i fshatit Gjadër dhe banorët vendas thanë se puna në qendër ishte larg përfundimi, ndërsa ata mbështetin ndërtimin e kësaj qendre që sipas tyre sjell një bum ekonomik në zonën e varfër rurale.

Në Shëngjin, qëndra e pritjes së emigrantëve është gati po gazetarëve të agjencisë Associated Press nuk iu lejua qasja.

Dërgimi i azilkërkuesve në vendet jo anëtare të BE-së për të përpunuar kërkesat e tyre ka qenë një çështje e diskutueshme në Evropë. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se marrëveshja e Italisë me Shqipërinë rrezikon sigurinë e refugjatëve.

“Këto qendra janë nën juridiksionin italian, duhet të ndjekin ligjet italiane. Por ne nuk e dimë se si do të respektohen këto ligje aty dhe padyshim që do të jetë më e vështirë të monitorohet situata, duke marrë parasysh që qendrat aty janë në thelb një burg, janë një hapësirë e mbyllur, shumë e izoluar. Dhe kështu do të jetë padyshim më e vështirë për njerëzit që të kenë akses në burime të jashtme”, thotë Sara Bonfanti, nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit.

Nuk është hera e parë që një vend i zhvilluar kërkon të transferojë strehimin e azilkërkuesve. Kryeministri i ri britanik ka hequr dorë nga plani shumë i kritikuar dhe i kushtueshëm i ish-qeverisë konservatore për të dërguar emigrantë në Ruandë për të përpunuar kërkesat e tyre për azil./voa

Etiketa: shqiepria pret emigrantet

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Del jashtë kontrollit zjarri në Maliq, kërkohet ndihmë nga ajri

Del jashtë kontrollit zjarri në Maliq, kërkohet ndihmë nga ajri

Discussion about this post

TË FUNDIT

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin
Sport

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26

Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës sportive në të gjithë Shqipërinë vijon të mbetet një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare...

Lexo më shumë
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26
A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet