GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëri vs Europë, si ndryshoi popullsia në 12 vite? Vendi ynë, me rënien më të lartë në hartën europiane

18:56 - 16/07/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër. Ç’duhet të bëni?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rezultatet e Censit të vitit 2023 vërtetuan rënien e ndjeshme të popoullsisë të paralajmëruar nga tregues të ndryshëm si numri i lindjeve, shtesa natyrore e popullsisë, apo edhe shifrat e emigracionit. Në harkun kohor të 12 viteve,  Shqipëria ra me rreth 420 mijë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Konkretisht, popullsia banuese në Shqipëri, sipas llogaritjeve të rezultateve të Censit, rezulton të jetë 2,402,113 persona. Ndërkohë, në Censin e Popullsisë dhe Banesave të vitit 2011, popullsia banuese ishte 2,821,977 persona. E shprehur në përqindje, rënia e popullsisë në vendin tonë vlerësohet në rreth 15%.

“Scan Intel”, me ndihmën e shifrave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, ka përllogaritur se si ka ndryshuar numri i popullsisë në vendet e Europës referuar të njejtës periudhë. Referuar shifrave të Censit të vitit 2011-të dhe treguesve të popullsisë në vitin 2023, në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Europian, popullsia paraqitet me rritje.

Më konkretisht, nëse analizojmë shifrat, vemë re se Malta dhe Luksemburgu kanë rritjen më të lartë të popullsisë në harkun kohor të 12 viteve, me rreth 30% dhe 29% përkatësisht. Po ashtu, edhe Islanda, Irlanda dhe Suedia, renditen me vendeve ku numri i popullsisë është rritur. Rritje më modeste regjistrojnë vendet si Sllovakia, Spanja dhe Sllovenia.

Ndërkohë, nga ana tjetër, paraqitja grafike e të dhënave na tregon se Shqipëria renditet mes vendeve me rënien më të madhe të popullsisë. Bullgaria, Kroacia, Letonia, Lituania, Rumania, Greqia, Hungaria, Polonia, Italia dhe Portugalia pasojnë vendin tonë në këtë renditje, sa i përket ndryshimit të popullsisë që nga viti 2011-të. Rënia në këto vende regjistrohet nga 0.4% në Portugali, deri në 12.4% në Bullgari.

Të dhënat më të fundit të EUROSTAT tregojnë se pas një rënie në vitet 2020 dhe 2021 për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19, popullsia e BE-së është rritur për të dytin vit radhazi, duke u rritur nga 447.6 milionë në 1 janar 2023 në 449.2 milionë njerëz më 1 janar 2024. Në total, 7 vende regjistruan një rënie të popullsisë midis vitit 2023 dhe vitit 2024, me uljet më të mëdha të raportuara në Poloni, Greqi dhe Hungari./scan

Etiketa: popullesi e plakur

Lajme të lidhura

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Para
VIDEO/ Momentet e Europianit, UEFA e nis me Shqipërinë: Një start i jashtëzakonshëm!

VIDEO/ Momentet e Europianit, UEFA e nis me Shqipërinë: Një start i jashtëzakonshëm!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjecarit në Bulgarec, Korce. Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës...

Lexo më shumë
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com