GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Shqipëria dhe Kosova me ambasada të përbashkëta në Afrikë dhe Azi

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria dhe Kosova me ambasada të përbashkëta në Afrikë dhe Azi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria dhe Kosova kanë rënë dakord që të ngrenë një Sekretariat të përbashkët, që do të shërbejë për realizimin e marrëveshjeve që janë firmos deri më sot dhe do të bëhen në të ardhmen. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova do të kenë pika të përbashkëta diplomatike në disa zona si Afrika dhe Azia, ndërsa do të ketë bashkëpunim mes diplomatëve në ambasadat ekzistuese.

Këtë theksuan dy ministret e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ajo e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ishte për një vizitë ditën e sotme në Tiranë. Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovës do të thellohet në të gjitha fushat dhe Shqipëria ka qenë dhe do të vijojë të jetë avokatja me e fortë për Kosovën tek ndërkombëtarët.

Xhaçka tha se përparësia e Shqipërisë është anëtarësimi i Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa shtoi se marrëveshja e dialogut me Serbinë duhet të sjellë njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE.

“Biseduam për përmbushjen e detyrave të lëna nga takimi dy kryeministrave Rama-Kurti më 27 shtator, ku do të ngrihet një Sekretariat i përbashkët si një strukturë operative dhe do të jetë një mekanizëm efikas për ndjekjen dhe realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani dhe që do të nënshkruhen në të ardhmen. Do të ketë shtim të diplomacive të përbashkëta në zona si Afrika dhe Azia dhe ndërthurja e punës së diplomatëve të Shqipërisë dhe të Kosovës në ambasadat ekzistuese. Kemi qenë avokatja më e pakompromis për Kosovën, do të ngremë zërin për të dhe kemi lobuar dhe kritikuar hapur padrejtësisë që i është bërë Kosovës nga Brukseli për mos liberalizimin e vizave” – tha Xhaçka.

Ndërsa Gërvalla u shpreh se Kosova dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim në të gjitha fushat dhe do të vijnë ta forcojnë edhe më shumë. Ajo tha se Kosova e ka të orientimin drejt BE dhe NATO dhe i shikon me skepticizëm konceptet konkurruese ndaj BE, ndërsa bëri thirrje se ndaj gjuhës agresive të Serbisë, i gjithë rajoni duhet të jenë më i koordinuar që të mos cenohet stabiliteti.    

“Do të bëjmë një bilanc të mirë të bashkëpunimit tonë dhe një strategji të qartë se ku duam ta shohim Kosovën dhe Shqipërinë në të ardhmen. Nuk ka tema që nuk mund të preket në bisedat tona dhe gjatë javëve të fundit gjuha e Serbisë është ashpërsuar shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm që këtë paqe të brishtë që kemi në rajon ta forcojmë dhe të gjithë së bashku të ndikojmë që të mos cenohet stabiliteti. Kosova e ka të qartë orientimin në BE dhe NATO dhe është skeptike ndaj koncepteve konkurruese ndaj BE” – tha Gërvalla.

Gjithashtu dy ministret vendosëm të promovojmë konkursin fotografik “Colors of Albanians”  ku do të hapet në nëntor në Shqipëri dhe më pas do të vijojë në Kosovë.

Etiketa: AfrikeaMBASADAKosovaShqiperia

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Para
Gardiani i Kukësit, Tafas: I zhgënjyer ndaj Partizanit, duam titullin

Gardiani i Kukësit, Tafas: I zhgënjyer ndaj Partizanit, duam titullin

TË FUNDIT

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com