Shqipëria ka luajtur sonte ndeshjen e dytë të eliminatorëve të Europianit, që do të luhet në Gjermani.
Në Air Albania, ku stadiumi ishte mbushur plot, Shqipëria arriti të fitojë me rezultatin 2:0.
Ishin Asani dhe Bajrami që realizuan super gola dhe i dhanë 3 pikë të çmuara ekipit tonë përfaqësues.
Shqipëria e dominoi ndeshjen. Ekipi ynë ka qarkullimin e topit 70 përqind dhe kundërshtari 30 përqind.
Kuqezinjtë goditën portën e Moldavisë 5 herë, ndërsa kundërshtarët vetëm njëherë. Ishte një fitore e merituar.
Discussion about this post