GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shqipëria fanar ndriçues/ Rama u përgjigjet komentuesve: PS do të jetë edhe disa vite në pushtet

10:03 - 05/03/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria fanar ndriçues/ Rama u përgjigjet komentuesve: PS do të jetë edhe disa vite në pushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur ministrat, drejtorat po përfundojnë pas hekurave për vjedhje dhe korrupsion, kur pothuaj një pjesë e mirë e kryebashkiakëve, ku listën e prin ai i Tiranës, Erion Vdeliaj, po hetohen nga SPAK, ndër të cilët një numër j i vogël edhe kanë përfunduar pas hekurave, kryeministri Rama vazhdon propagandën se Shqipëria vazhdon të shkëlqejë dhe po bëhet fanar ndricues edhe për Europën.

Në një vend ku shefat e policisë dhe drejtuesit e lartë të saj, në vend që të frenojnë krimin në vend, po ndajnë parcelat e kanabisit dhe të drogës në vend.

Sipas Rames shqiptarët kanë fatin që po jetojnë përiudhën më të lumtur dhe begatinë e vendit, ndonëse ata po tregohen ‘mosmirënjohës’ duke lënë këtë jetë lluksi në Shqipëri dhe marrin rrugët e Europës.

Edhe sot, gjatë diskutimit me qytetarët në rubrikën ‘Sy më sy’, kryeministri Edi Rama theksoi se pavarësisht qëndrimit ndaj qeverisë, njerëzit duhet të gëzohen për zhvillimin e Shqipërisë. Rama deklaroi se qeveria e PS do të vazhdojë të qëndrojë disa vite, të paktën deri në anëtarësimin në BE.

Ai përmendi suksesin e turizmit dhe u shpreh se shqiptarët duhet ta vlerësojnë këtë përparim. Në fund, iu drejtua personalisht dikujt me emrin Paulin, duke e ftuar të shijojë sukseset e vendit.

Edi Rama: Postova qëparë tabelën e UN Turism, organizata gjithëbotërore e turizmit ku janë anëtare të gjithë vendet e OKB. Mirëpo disa miq këtu kishin disa gjëra ndryshe për të thënë ndaj ia vlen të bëj një koment “Sy m’sy”.

Komentuesi: Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm?? Kush i nxjerr këto marrëzira!!Vetëm ne portin e Pireut po te shkosh dhe te shikosh se sa turiste lëvizin neper ishujt, në as qe do t’i kemi për gjithë jetën tonë..

Edi Rama: Këtu flitet për rritje krahasimisht me vendet e mëparshme, sepse me numra absolutë as krahasohemi as nuk kemi pse krahasohemi. Këtu flitet se cili vend është zhvilluar më shumë në vitin që lanë pas.

Mos të duash këtë qeverinë time të poshtër, nuk duhet të të pengojë të gëzohesh për Shqipërinë. Qeveritë shkojnë e vijnë edhe pse kjo e PS do të ketë edhe disa vite këtu derisa të fusim Shqipërinë në BE, të paktën, por tek e fundit Shqipëria mbetet përjetë. Dhe kur Shqipëria shkëlqen si në turizëm dhe e thonë të tërë, s’ke pse ja kursen vetes një buzëqeshje mor Paulin. Por nejse ti e di vetë

Etiketa: PSpushtetRama

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Melania, krenaria kombëtare shqiptare

Melania, krenaria kombëtare shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com