GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës

14:20 - 23/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare U-19 triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Maltës, në ndeshjen e parë miqësore të planifikuar për këtë muaj kundër përfaqësueses malteze.

Në ndeshjen e zhvilluar në Maltë, djemtë kuqëzi të drejtuar nga trajneri Armando Cungu bënë një paraqitje shumë të mirë, çka e tregon edhe rezultati final i këtij takimi të parë miqësor.

Golat e fitores u shënuan nga Gent Elezaj dhe Ardit Nuredini, ndërkohë që në këtë sfidë u aktivizuan të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto dy ndeshje.

Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Tomas Kiri (portier), Lindon Ajeti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Ardit Nuredini, Arlind Kurti (C), Erald Krasniqi, Gent Elezaj, Smail Kadrijaj, Lorent Talla dhe Skerdi Xhixho.

Takimi nis i balancuar nga të dyja skuadrat, teksa kuqezinjtë janë më kërkues dhe qarkullojnë mirë topin. Rasti i parë për djemtë e drejtuar nga Armando Cungu ishte pikërisht në minutën e 12-të, me Gent Elezaj, i cili merr bukur një top brenda zonës kundërshtare, kthehet dhe gjuan fort, me lojtarin maltez që devijon topin në rrjetë.

Kuqezinjtë tentojnë dhe krijojnë edhe disa raste të tjera në këtë pjesë të parë, por gjithçka mbyllet me rezultatin 1-0.

Në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Cungu vendos të bëjë plot 7 zëvendësime në skuadrën e tij, duke i testuar të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto miqësore. Djemtë e drejtuar nga Armando Cungu krijojnë disa raste të pastra shënimi, por nuk finalizojnë.

Por, në minutën e 81-të, Ardit Nuredini gjen rastin më të mirë dhe dyfishon shifrat për Shqipërinë U-19, pas një goditje të bukur nga jashtë zone, duke i çuar shifrat në 2-0, që është edhe rezultati final i ndeshjes.

Miqësorja e dytë ndaj Maltës është planifikuar të luhet 3 ditë më pas, më 26 mars në ora 11:00. Miqësoret ndaj Maltës shihen si shumë të rëndësishme nga stafi i ekipit kombëtar U-19, për të konsoliduar grupin dhe për të testuar lojtarët të rinj që vijnë në kombëtaren U-19.

Etiketa: Kryesore1MaltamiqesoreShqiperia U-19Sport

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Raporti i DASH, Berisha: Qeveria do që të fitojë zgjedhjet me banda

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com