GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria Inovative në “ITB Berlin”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria Inovative në “ITB Berlin”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zhvillimi galopant i ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, por edhe sfidat e së ardhmes, ndër të cilat më kryesorja ndërkombëtarizimi i start up-eve dhe bizneseve inovative në një treg global dhe konkurrues, ishin temat e diskutimit në eventin “Peizazhi mahnitës i Shqipërisë Inovative”, mes përfaqësuesve të start up-eve, të cilët po prezantojnë Shqipërinë këtë vit në eventin më të madh ndërkombëtar të turizmit, ITB Berlin.

Në panelin e moderuar nga Kushtrim Shala, një nga pionierët e inovacionit dhe teknologjisë në vendin tonë, ishin të ftuar përfaqësues nga Startup Albania Agency dhe shtatë sipërmarrjet inovative që marrin pjesë në ITB Berlin: Sonila Abdalli nga “Space 05” dhe “Destil”, Arlind Haxhiaj nga “C4Communities” dhe “CooLab”, Arbër Kadia nga “Patoko”, George Blekas nga “Marine Data Cloud”, Arbër Malile nga “Immersive MA”, Anisa Lloja nga “Albanian Nights” si dhe Sjuzi Lazebeu, përfaqësuese e Startup Albania Agency.

Të ftuarit vlerësuan zhvillimin e shpejtë dhe me hapa galopantë të start up-eve dhe sipërmarrjeve inovative në Shqipëri, ndihmuar kjo nga fakti se Shqipëria ka talente por edhe një histori, traditë e kulturë të pasur, të cilën e ka përcjellë nëpër breza dhe është e bekuar me natyrën e bukur. Mbi këto baza të pasura, start up-et inovative dhe sipërmarrësit me ide origjinale jo vetëm po i japin formë të sotmes, por po dizajnojnë njëkohësisht të ardhmen, duke bërë revolucion në sektorin e turizmit. Ndërkohë që sfida më e madhe e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri mbetet tërheqja e nomadëve digjitalë dhe ndërkombëtarizimi, pra thithja e investitorëve të huaj.

Start up-et janë prezantuar për katër ditë me radhë në stendën e tyre në ITB Berlin, si dhe kanë përcjellë mesazhe e artin që vjen prej iniciativave të tyre në eventet që EU4Innovation ka organizuar në skenën e “Albania – All Senses”, siç ishin dhe “E bukura e traditës është grua”, “Agroturizëm, Traditë dhe Folklor” si dhe “Shqipëria në syrin e nomadëve digjitalë”.

Për ngritjen, zhvillimin dhe fuqizimin e ekosistemit shqiptar të inovacionit po japin kontributin dhe mbështetjen e tyre jo vetëm qeveria – Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit apo grantet e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia Startup Albania – por edhe institucione ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, përmes projektit EU4Innovation, zbatuar nga GIZ në Shqipëri.

Që nga taksat e volitshme apo financimet deri te fushatat si “Innovation Now” kanë si qëllim promovimin e zhvillimin e ideve të reja, që çojnë në fuqizimin e ekonomisë dhe turizmit shqiptar.

Etiketa: ITB BerlinShqiperia

Lajme të lidhura

Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit
Aktualitet

Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

10:27 - 13/09/26
Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara
Aktualitet

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital
Aktualitet

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26
Para
Fier/ Shteti u merr tokën për varrezë publike, banorët në protestë: Po shkulin ullinjtë, me çfarë të ushqehemi

Fier/ Shteti u merr tokën për varrezë publike, banorët në protestë: Po shkulin ullinjtë, me çfarë të ushqehemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës përmbyll konstituimin/ Zgjidhen nënkryetarët: Kujtim Shala i LDK-së dhe dy nga komunitetet
Breaking Views

Kuvendi i Kosovës përmbyll konstituimin/ Zgjidhen nënkryetarët: Kujtim Shala i LDK-së dhe dy nga komunitetet

11:08 - 13/09/26

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e konstituimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjes së nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet. Nga...

Lexo më shumë
Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti

Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti

10:51 - 13/09/26
Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

10:27 - 13/09/26
Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com