GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria renditet si kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në Europë, duke u shkëputur ndjeshëm si nga vendet e rajonit, ashtu edhe nga Bashkimi Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, ndërtimi përbënte 12.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë në vitin 2025, kundrejt një mesatareje prej vetëm 5% në Bashkimin Europian.

Në raport me madhësinë e ekonomisë, pesha e ndërtimit në Shqipëri është kështu rreth 2.5 herë më e lartë se mesatarja e BE-së. Asnjë vend tjetër i përfshirë në të dhënat e Eurostat nuk i afrohet nivelit të Shqipërisë.

Pas saj renditet Rumania me 8.6%, ndërsa Kosova, e treta në renditjen europiane, e kishte ndërtimin sa 7.8% të PBB-së.

Shqipëria shkëputet edhe nga Ballkani

Edhe në Ballkanin Perëndimor, ku ndërtimi ka një rol të rëndësishëm në disa ekonomi, diferenca e Shqipërisë është e madhe.

Kosova renditet më pranë, me një peshë prej 7.8% të PBB-së, gati 5 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria. Në Maqedoninë e Veriut ndërtimi përbënte 6.6% të ekonomisë në vitin 2025.

Në pjesën tjetër të rajonit, kontributi është shumë më i ulët. Në Bosnjë-Hercegovinë ndërtimi zinte 4.8% të PBB-së, në Serbi 4.6%, ndërsa Mali i Zi kishte peshën më të vogël në Ballkanin Perëndimor, me vetëm 3.8%.

Kështu, pesha e ndërtimit në Shqipëri është rreth 1.6 herë më e lartë se në Kosovë, pothuajse dy herë më e lartë se në Maqedoninë e Veriut, rreth 2.7 herë ajo e Serbisë dhe më shumë se tre herë niveli i Malit të Zi.

Edhe Kroacia, që ka përjetuar një cikël të fortë investimesh në ndërtime dhe turizëm, ishte në 6.6%, pothuajse sa gjysma e nivelit të Shqipërisë.

Në BE, Rumania ka peshën më të lartë të ndërtimit

Mes vendeve të Bashkimit Europian, Rumania kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në vitin 2025, me 8.6% të PBB-së, por sërish rreth 4 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria.

Pas Rumanisë renditej Sllovakia me 7.7%, Lituania me 6.7%, Kroacia me 6.6%, ndërsa Polonia dhe Sllovenia ishin në 6.2%. Austria kishte një peshë prej 5.6%, Letonia 5.5%, Çekia dhe Estonia nga 5.4%, ndërsa Spanja dhe Suedia nga 5.3%.

Në ekonomitë më të mëdha të BE-së, ndërtimi zë një pjesë shumë më të kufizuar të aktivitetit ekonomik. Në Itali ai përbënte 5.1% të PBB-së, në Francë 5%, ndërsa në Gjermani vetëm 4.5%.

Në skajin tjetër të renditjes është Greqia, ku ndërtimi përbënte vetëm 2.1% të PBB-së në vitin 2025. Pas saj vinin Irlanda me 2.6% dhe Malta me 3.4%.

Në Danimarkë sektori zinte 4.4% të ekonomisë, ndërsa në Portugali, Gjermani dhe Bullgari rreth 4.5%.

Edhe jashtë BE-së, as ekonomitë europiane me aktivitet relativisht të lartë në këtë sektor nuk arrijnë nivelin shqiptar. Në Islandë ndërtimi zinte 7.4% të PBB-së, në Moldavi 7.2%, në Turqi 5.9%, në Norvegji 4.7% dhe në Zvicër 4.5%.

Rritja e paqëndrueshme e udhëhequr nga ndërtimi

Pesha e lartë e ndërtimit është bërë një nga tiparet më dalluese të modelit ekonomik shqiptar të viteve të fundit. Paralelisht, industria ka humbur terren dhe ka një rol më të ulët në ekonomi se në shumicën e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian

Roli i lartë i ndërtimit në strukturën e ekonomisë u reflektua edhe në kontributin e tij në rritjen e vitit 2025. Sipas të dhënave të INSTAT të përpunuara nga “Monitor”, ndërtimi dha 0.54 pikë përqindje të rritjes ekonomike, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme edhe 0.45 pikë përqindje.

Të dy sektorët së bashku siguruan pothuajse 1 pikë përqindje nga rritja totale prej rreth 3.9%. Në të njëjtin vit, sektorët e ekonomisë reale u zgjeruan me vetëm rreth 1.1%, ndërsa pjesa kryesore e rritjes erdhi nga administrata publike dhe taksat neto, të cilat dhanë rreth 72% të zgjerimit ekonomik.

Investimet rezidenciale, projektet e mëdha infrastrukturore dhe zgjerimi i ndërtimeve turistike, veçanërisht në zonat bregdetare, kanë mbajtur të lartë aktivitetin e sektorit, një pjesë e të cilit ka rezultuar se është financiar me financime informale, sipas gjetjeve të SPAK.

Ndonëse ndërtimi po jep kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike, pesha e tij në punësim është minimale. Sipas të dhënave nga anketa strukturore e ndërmarrjeve e vitit 2024, ndërtimi jepte vetëm 7.4% të punësimit, rreth 77 mijë persona, ndërsa real estate kishte jo më shumë se 5 mijë të punësuar, megjithëse të dy së bashku dhanë rreth një të katërtën e rritjes ekonomike të vitit.

Në kontrast dy sektorë shumë të rëndësishëm për punësimin, “bujqësia” dhe “prodhimi e industria” kanë dhënë kontribut negativ në ekonomi, teksa janë në rënie prej dy vitesh.

Sipas të dhënave të INSTAT, bujqësia u tkurr me 2% në 2025-n, për të pestin vit radhazi, ndërsa industria u tkurr në total me 1.6%, për të dytin vit radhazi, teksa një pjesë e rëndësishme e saj, manifaktura është në rënie për tre vite radhazi.

INSTAT raporton se nga 1.04 milionë të punësuar në vend, 33.8% e tyre janë në bujqësi, ose 352 mijë persona (këta raportohen kryesisht si të vetëpunësuar). Industria në total ka 124 mijë të punësuar, ose 12% të totalit. Të dy këto sektorë punësojnë gjithsej 475 mijë të punësuar, ose 45% të totalit./Monitor.

 

Etiketa: ndertimShqiperitulla

Lajme të lidhura

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari
Aktualitet

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

10:37 - 11/10/26
Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Aktualitet

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma
Aktualitet

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

07:31 - 11/10/26
Para
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi

Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash në dosjen e Ballukut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Neuer bën gafën e vitit, Bayern nuk shkon përtej barazimit në Augsburg
Breaking Views

Neuer bën gafën e vitit, Bayern nuk shkon përtej barazimit në Augsburg

11:52 - 11/10/26

Bayern Munich barazoi 2-2 ndaj Augsburg, në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Bundesligës, duke mos përfituar nga...

Lexo më shumë
Arsenal fiton me përmbysje ndaj Leeds, Chelsea e mbyll lojën për 3 minuta, “ngec” United

Arsenal fiton me përmbysje ndaj Leeds, Chelsea e mbyll lojën për 3 minuta, “ngec” United

11:45 - 11/10/26
Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

11:06 - 11/10/26
Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

10:54 - 11/10/26
Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

10:37 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com