GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria, ndër 10 vendet më të refuzuara në botë për azil në BE

07:50 - 05/05/22
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, ndër 10 vendet më të refuzuara në botë për azil në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2021, rreth 2 mijë shtetas shqiptarë kanë marrë vendim final negativ nga një shtet i Bashkimit Europian për kërkesat që kishin bërë për marrjen e azilit, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT.Si një vend që synon të integrohet në Europë dhe që nuk ka konflikte civile, apo luftë, azilantët shqiptarë në pjesën më të madhe refuzohen të marrin statusin. Shqipëria u rendit e shtata në botë për vendimet finale negative për vitin 2021, pas Rusisë (5,385), Turqisë (3,835), Nigerisë (2,635), Somalisë (2,365), Irakut (2,290) dhe Ukrainës (2,230).

Në raport me popullsinë, vendi ynë ka refuzimin më të lartë në botë me 71 refuzime për 100 mijë banorë, shumë më e lartë sesa shteti i dytë pas nesh, që është Somalia, me 15 refuzime për 100 mijë banorë. Shteti që ka dhënë më shumë refuzime për shtetasin shqiptarë është Greqia (1,020), e ndjekur nga Gjermania (480), Belgjika (200) dhe Suedia (245). Në vitin 2021, sipas Eurostat u dhanë 255 vendime pozitive për shtetasit shqiptarë, gati gjysma e të cilave nga Italia.

Kërkesat për azil, Shqipëria rekord në Europë

Refuzimet e larta lidhen edhe me fluksin e madh të aplikimeve për azil nga shqiptarët në shtetet e BE-së. Të dhënat e tjera të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian (EUAA) bëjnë të ditur se në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11.2 mijë persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë. Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se në raport me vitin e mëparshëm, kur lëvizjet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, aplikimet për azil u rritën me 19%, por gjithsesi ato mbeten më të ulëtat që nga viti 2013 (pa përfshirë vitin e pandemisë). Rekordin e kërkesave për azil vijon ta mbajë viti 2015, me gati 69 mijë aplikime. Pavarësisht tendencës rënie, në raport me vendet e rajonit, shqiptarët duan të ikin më shumë se të gjithë shtetet e tjera të rajonit. Maqedonia e Veriut, që është shteti i dytë në listë pas nesh për kërkesat për azil ka rreth 5 mijë aplikime, apo më pak se gjysma e Shqipërisë. Më pas renditet Serbia me 3,200, Bsonja- Hercegovina me 2500, Kosova me rreth 2,300 dhe Mali i Zi me më pak se 500. Edhe në raport me popullsinë Shqipëria mban rekord, me 3.9 aplikime për 1000 banorë./Monitor/

 

Etiketa: AzilBEemigracionshqipreeri

Lajme të lidhura

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Para
Ushtria ruse kërcënon/ Çfarë po ndodh në fabrikën e çelikut të Mariupolit?

Ushtria ruse kërcënon/ Çfarë po ndodh në fabrikën e çelikut të Mariupolit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com