GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Shqipëria në flakë! Kronikë e zjarreve të paralajmëruara

15:49 - 12/08/25
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria në flakë! Kronikë e zjarreve të paralajmëruara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Shqipëria po digjet.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 vatra zjarri, 19 prej të cilave vazhdojnë ende aktive. Nga Vlora në Tiranë, nga Poliçani në Dibër, flakët kanë rrezikuar banesa, kanë djegur pyje dhe kullota.

Zjarrfikësit, forcat e armatosura dhe avionë e helikopterë nga Greqia, Kroacia, Çekia, Sllovakia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në betejë me zjarrin. Pa këtë ndihmë, shumë prej këtyre vatrave sot do ishin jashtë kontrollit.

Ky realitet e nxjerr zbuluar një të vërtetë që nuk duam ta pranojmë: ne hyjmë në çdo sezon zjarresh më shumë me shpresë dhe lutje për shi sesa me përgatitje. Dhe, siç thotë një proverb i vjetër, “çatia nuk rregullohet kur bie shi” po ashtu, zjarri nuk shuhet duke i rënë daulleve të shiut.

Raportet e Bankës Botërore prej vitesh paralajmërojnë se kapacitetet zjarrfikëse të vendit janë të pamjaftueshme: automjete të vjetra deri 60 vjet, mungesë pajisjesh bazike, mungesë e qendrës kombëtare të trajnimit dhe një numër minimal zjarrfikësish të trajnuar për terrene të vështira. Këto nuk janë luks, por kushte minimale për një vend si i yni, me verë të nxehtë dhe pyje të thata. Shto këtu dhe kapriçot e motit.

Fqinjtë e kanë kuptuar më mirë se çfarë është zjarri. Kroacia ka flotë avionësh Canadair dhe ekip zjarrfikësish të trajnuar që jo vetëm mbrojnë vendin, por ndihmojnë edhe të tjerët. Greqia ka investuar në trupa pyjore dhe infrastrukturë parandaluese. Ne ende presim avionët e huaj për të shuar zjarret.

Parandalimi nuk është një fjalë goje. Ai nënkupton pastrimin e vegjetacionit të thatë në pranverë, krijimin e brezave mbrojtës në zonat pyjore, patrullime të përhershme në periudha me rrezik të lartë, dhe, po, rritjen drastike të ndëshkimeve për zjarrvënësit.

Çdo vit me fjalë dhe postime në facebook zjarrevënësit i kemi çuar “në litar”. Por të dhënat janë tronditëse: nga 2008 deri sot, asnjë dënim për zjarrvënie të qëllimshme dhe vetëm dy raste për zjarr nga pakujdesia. Kjo është një ftesë e hapur për përsëritje.

Në vend të një pune serioze, kemi improvizim. Ndihma e huaj është e vyer dhe shpëtimtare në raste emergjente, por nuk mund të jetë “trau i shtëpisë”.

Çdo euro që kursehet sot për buxhetin e mbrojtjes nga zjarret kthehet në miliona euro humbje nesër, në pyje të shkrumbuara, ekonomi të shkaterruara dhe fshatra të shkretuara. Dhe, ndryshe nga shumë dëme të tjera, pyjet e djegura kërkojnë dekada për t’u rikuperuar nëse rikuperohen.

Pyetja nuk është nëse do ketë zjarre verën e ardhshme, por nëse do të jemi gati. Dhe përgjigjja nuk mund të mbështetet te fati apo tek eficensa e mekanizmit të BE-së kundër zjarreve.

Është koha të mbyllim vrimat në çati para se të fillojë shiu dhe të “mbledhim ujë” para se të ndizet zjarri. Përndryshe, çdo verë do të shohim të njëjtën pamje dhe do lexojmë të njëjtin titull: “Shqipëria në flakë”

 

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Fluks në Kakavijë/ Mbi 8 mijë hyrje dhe mbi 4 mijë dalje brenda 24 orëve, ja si të shmangni pritjet e gjata në doganë

Fluks në Kakavijë/ Mbi 8 mijë hyrje dhe mbi 4 mijë dalje brenda 24 orëve, ja si të shmangni pritjet e gjata në doganë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com