GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria në garë për ekstradimin e Dritan Rexhepit/ SPAK përgatit dosjen

18:15 - 14/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria në garë për ekstradimin e Dritan Rexhepit/ SPAK përgatit dosjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është një nga 4 vendet që kërkojnë ekstradimin e Dritan Rexhepit nga Turqia, vendi ku u arrestua mbrëmjen e 8 nëntorit, ndërsa autoritetet turke njoftuan arrestimin disa orë më pas, pasi kryhen verifikimet mbi personin që u kap në një vilë luksoze në Stamboll.

Rexhepi kërkohet nga Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe Shqipëria. Arrestimi i Rexhepit, sipas raportimeve, erdhi pasi autoritetet italiane sinjalizuan ato turke mbi vendndodhjen e shqiptarit më të kërkuar në Botë, i cili kishte humbur gjurmët, pasi kishte dalë nga një burg në Ekuador. Shqipëri 43-vjeçar, i diplomuar për juridik në Tiranë, arriti të fitojë një lirim me kusht nga autoritetet ekuadoriane, por nuk respektoi paraqitjen në polici, sikundër përcaktohej në lirimin e parakohshëm nga burgu.

Në raportimet mbi Rexhepin u tha se ai ishte zhvendosur në Kolumbi, ku dukej se kishte humbur gjurmët, derisa u shfaq në Turqi. Sipas raportimeve, shërbimet italiane të sigurisë kishin gjurmuar fëmijët e shqiptarit dhe bashkëjetuesen e tij, për të arritur më pas te Dritan Rexhepi, që mendohej se prej 1 viti fshihej në Turqi me një identitet të rremë. Ai kishte hyrë në Turqi me identitetin Benjamin Omar Perez Garcia, që pas verifikimeve nga autoritetet turke, rezultoi i rremë, ndërsa informacionet e dhëna nga agjensitë italiane ligjzbatuese, ishin të sakta. Bëhej fjalë për Dritan Rexhepin, kreu i kartelit “Bello”.

Madje ka raportime se Rexhepi rreth 3 muaj më parë kishte hyrë në territorin shqiptar, në zonën e Durrësit ku kishte qëndruar, por pa mundur që në gjurmët e tij të binin agjensitë ligjzbatuese.

Tashmë për fatin e Rexhepit do të vendosë Gjykata turke, e cila bazuar në kërkesat që do ti paraqiten duhet të vendosë se kujt shteti do ia dorëzojë shqiptarin e konsideruar si një prej furnizuesve kryesorë me kokainë dhe heroinë të tregjeve europiane nga vendet e Amerikës Latine apo Qendrore.

Në Shqipëri, rexhepi është i dënuar me 25 vite për vrasjen e dy policëve në vitin 1998 në Fushë Krujë kur ishte në moshën 18-vjeçare.

Në vitin 2015 ai mori një tjeter dënim më 4 vjet burg për falsifikim dokumetash, por 43 vjecari nuk ka vuajtur asnjë ditë ditë në vëndin tonë pasi dënimet e ka marrë në mungesë.

Gjithashtu ai kërkohet për porositjen e rrëmbimit dhe më pas ekzekutimin e Jan Prengës, pas humbjes së një ngarkese me narkotikë në Britaninë e Madhe, për të cilën është raportuar se Rexhepi kishte negociuar me vëllezërit e Prengës, pas humbjes së mallit. Nga raportimet Rexhepi kishte dhënë garanci se nëse ngarkesa kthehej, Jan Prenga do ti dorëzohej familjes. Në fakt koha tregoi se Jan Prenga u zhduk, ndërsa autoritetet shqiptare shpresojnë që Turqia mund ta ekstradojë drejt Tiranës, për tu përballur më pas edhe për këtë vepër penale me drejtësinë.

Por një dënim prej 20 vitesh burg, Dritan Rexhepi ka në kurriz edhe në Itali, ndërkohë që Spanja dhe Britania e Madhe gjithashtu e kërkojnë për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Dosja për ekstradimin e Rexhepit është përgatitur nga SPAK, ndërsa Ministria e Drejtësisë do të duhet të nisë procedurat, ndoshta në një garë me 3 vendet që po kështu kërkojnë ekstradimin e tij.

 

 

Etiketa: ekstradimGaraKryesore1Rexhepi

Lajme të lidhura

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë
Aktualitet

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga
Aktualitet

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

21:13 - 16/12/25
Aksidenti/ 19-vjeçari përplas këmbësorin në Tapizë–Fushë Krujë, 62-vjeçari ndërron jetë
Aktualitet

Aksidenti/ 19-vjeçari përplas këmbësorin në Tapizë–Fushë Krujë, 62-vjeçari ndërron jetë

19:24 - 16/12/25
Para
2023-2024 duhet të jetë sezoni perfekt, Tuchel ka gati listën e super yjeve që dëshiron në ekip

Tuchel sfidon PSG: I dua në finalen e Champions

Discussion about this post

TË FUNDIT

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
Breaking Views

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25

Ish-trajneri i Kombetares Shqiptare, Kristian Panuçi ka komentuar deklaratat e trajnerit të Napolit, Antonio Konte, i cili pati thënë se...

Lexo më shumë
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

21:45 - 16/12/25
Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë  votën Sylvinho dhe Gjimshiti

Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti

21:29 - 16/12/25
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

21:13 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com