GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria në Lojërat Olimpike, Rama: Program dedikuar sportit

18:27 - 14/07/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria në Lojërat Olimpike, Rama: Program dedikuar sportit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim përpara nisjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” ku do të marrin pjesë edhe 9 sportistë shqiptarë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek roli i Komitetit Olimpik, që sipas tij misioni është që edhe të qëndrojë pranë sportistëve elitare.

Rama u shpreh se misioni themelor i komitetit është krijimi i lëvizjes olimpike, e cila do të nisë menjëherë pas kthimit nga Tokyo.

“Më vjen mirë që kemi pasur mundësinë te jemi pranë komitetit olimpik dhe këtyre sportistëve me aq sa kemi mundur dhe me përfshirjen e bashkisë së Tiranës është bërë i mundur një trajtim dinjitoz i gjithë anëtarëve të këtij misioni, edhe pse nuk diskutohet që e mira s’ka fund dhe ne kemi plot gjëra për të përmirësuar

Dua të them se e kam pritur me kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i Komitetit Olimpik.

Misioni i komitetit olimpik është që edhe të qëndrojë pranë sportistëve elitare, të përgatisë misionet sportive në aktivitete të mëdha, por misioni themelor i komitetit është krijimi i lëvizjes olimpike. Nuk mund të ketë lëvizje olimpike pa një ndërthurje mes qeverisë, bashkive dhe komitetit olimpik, me fëmijët, gjimnazet dhe universitet., ne jemi të motivuar që ti japim një shtytje të re lëvizjeve në shkolla, që është në një fazë embrionale, pas ndërprerjeve për dekada, por njëkohësisht mendojmë që janë krijuar kushtet që kjo lëvizje të hyjë në një fazë të re dhe të fillojë një lëvizje e organizuar që sidoqoftë, përtej përpjekjeve që mund të bëjë qeveria apo ministria e arsimit, varet nga Komiteti olimpik.

Pas misionit në Tokoi në do të ulemi bashkë me komitetin për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri në mandatin e tretë që lidhet me sportin dhe sidomos sporti për fëmijët. Për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit në komitet apo drejtuesit e federatave dhe për të nisur një rrugëtim që në 4 vitet e ardhshme ta ngremë lëvizjen olimpike shqiptare në një nivel më të qëndrueshëm dhe ta nxjerrim nga kjo fazë embrionale”, tha Rama.

MBESHTETJE PER SPORTISTET E RINJ

Rama foli edhe për mbështetjen e sportistëve të rinj, por siç u shpreh ai, kjo nuk ka për të mjaftuar.

“Edhe të rinj që duan të bëhen pjesë e misioneve të Shqipërisë, të mund të mbështetet pa kaluar sakrifica të hatashme. Duke iu dhënë atyre gjithë mbështetjeve që mund t’iu japim, edhe pse asnjëherë nuk ka për të mjaftuar. Por të paktën t’iu japë sportistëve, ndjesinë e të qënurit të mbështetur e të dashur. Jo vetëm ato ditë, por gjatë gjithë kohës, pavarësisht se marrin medalje apo jo.

Dua të falenderoj edhe ambasadorin e nderuar të Japanisë. Ka qenë një partner aktiv në mbështetje të këtij misioni olimpik. Dua sinqerisht t’i shpreh mirënjohjen dhe uroj që bashkëpunimi ynë me Japonin dhe ura e komunikimit që ne kemi ngritur dhe partneriteti të forcohet edhe falë këtij misioni. Pjesëmarrja e Shqipërisë, shpresoj  edhe rezultatet po ashtu, të jenë një arsye më shumë për të forcuar bashkëpunimin me Japoninë dhe të afrohemi sa më shumë. Shumë suksese, uroj shumë që t’ia dilni në realizimin e objektivave që keni. Sido të jetë rezultati nëse ju do të bëni gjithçka mundeni, e keni bërë detyrën”, u shpreh kryeministri.

Lajme të lidhura

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”
Sport

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë
Breaking Views

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”
Breaking Views

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26
Para
Pogradec/ Humb jetën 67-vjeçari, rrëzohet në banesën e tij

Pogradec/ Humb jetën 67-vjeçari, rrëzohet në banesën e tij

TË FUNDIT

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol
Breaking Views

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol

11:41 - 10/03/26

Shteti shqiptar përballet një vendimi konfiskimi nga jë Gjykatë Arbitrazhi në SHBA, në favor të biznesmenit shqiptaro-amerikan Mark Crawford. Kompania...

Lexo më shumë
Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

11:05 - 10/03/26
Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

10:51 - 10/03/26
Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

10:38 - 10/03/26
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

10:27 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com