GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria shton pjesëmarrjen në misionet e NATO-s

10:09 - 20/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria shton pjesëmarrjen në misionet e NATO-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përfundim të Stërvitjes certifikuese të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, “Biza ‘22” u organizua në poligonin kombëtar të Bizës Dita e Vizitorëve të Shquar. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij, shprehu vlerësimet dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin me sukses të kësaj stërvitjeje, që siç tha ai konsiderohet si një prej arritjeve më domethënëse të Forcave të Armatosura, certifikimit të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë sipas standardeve të NATO-s.

“Kërkesa e Aleancës për certifikimin dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë të forcave të saj, bëhet edhe më “imediate” sot në realitetin e ri të sigurisë, të cenuar rëndë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Mbrojtja e territoreve të Aleancës është detyra parësore e jona dhe aleatëve tanë, një detyrë të cilën, nuk na lejohet të mos e përmbushim”, u shpreh ministri Peleshi, ndërsa falenderoi aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen. Ministri i Mbrojtjes tha se, “puna e palodhur e disa ekipeve të Gardës së New Jersey, por edhe atashimi pranë GBKL (Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë) të një strukture speciale amerikane, SFAB (Special Force Assistance Brigade), bënë të mundur realizimin e objektivit tonë në një kohë pothuaj rekord”.
Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi foli edhe për sfidat që i presin Forcat e Armatosura në të ardhmen e afërt.
“Dua të inkurajoj Forcat tona të Armatosura, që me përgjegjësi dhe profesionalizëm, të angazhohen në realizimin e stërvitjeve kombëtare dhe atyre të përbashkëta të planëzuara me NATO-n dhe me Komandën Amerikane në Evropë (USAREUR). Sfida e radhës është padyshim stërvitja “Defender Europe 2023”.

Në vijim të suksesit të Defender Europe 21, në këtë stërvitje, në vendin tonë do ngrihet Brigada Ndërkombëtare, pjesë e “Task Force South”, me kontribute nga vendet e Iniciativës “SHBA-Karta e Adriatikut”. Më lejoni të rikonfirmoj angazhimin tonë në misionet NATO në Kosovë (KFOR), Letoni (eFP), Irak, si edhe në misione të drejtuara nga OKB (Sudani i Jugut) dhe Bashkimi Evropian (EUFOR), BiH). Viti 2023 do të jetë një vit sfidues për Forcat tona të Armatosura, të cilat do të duhet, që krahas rritjes së prezencës në misionet aktuale, të marrin pjesë edhe në operacionet detare “FOCOPS” dhe “Agean Sea” me një anije të klasit Iliria”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë iu nënshtrua vlerësimit operacional, sipas sistemit “Combat Readiness Evaluation” (CREVAL) të NATO-s në stërvitjen certifikuese “Biza 22”, duke marrë kështu certifikimin si “Combat Ready”.

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, me rastin edhe të kësaj arritjeje morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji, ambasadorë të huaj të akredituar në Shqipëri, deputetë të Komisionit parlamentar të Sigurisë, si dhe atashe të vendeve aleate.

Etiketa: NATOushtri

Lajme të lidhura

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën
Aktualitet

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë
Aktualitet

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

10:27 - 25/02/26
Këlliçi: Të gjitha institucionet nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim
Aktualitet

Këlliçi: Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë

10:12 - 25/02/26
Para
Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!

Detyra gazetarit është të publikojë sekretet dhe jo t’i ruajë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)
Sport

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26

Champions League mbrëmjen e sotme do të luajë 4 duele të tjera të “zjarrta”, të cilat marrin padiskutim vëmendjen e...

Lexo më shumë
Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

10:27 - 25/02/26
Këlliçi: Të gjitha institucionet nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim

Këlliçi: Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë

10:12 - 25/02/26
U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

09:59 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com