GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria thyen embargon e OKB ndaj Libisë, pikëpyetjet mbi naftën kontrabandë në Durrës

12:48 - 15/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Bllokohet anija që solli 58 kg kokainë nga Kolumbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

U bënë tre ditë tashmë që kur policia kapi një anije me më shumë se 2 200 ton naftë kontrabandë në Durrës. Deri më tani nuk ka asnjë sqarim tjetër nga autoritetet e vendit përveç një njoftimi policie, i cili jepte vetëm faktin, por asgjë mbi porositësin dhe agjencinë doganore që do të kryente procedurat në port për këtë anije.

Në dëshminë e tij të dhënë në polici, kapiteni anijes shprehet i çuditur nga fakti se është arrestuar dhe madje akuzuar për kontrabandë. Ai thotë se ishin nisur normalisht nga Bengazi i Libisë pasi një kompani shqiptare kishte porositur sasinë prej 2 275 ton naftë.

Në deklaratën e tij, kapiteni Zuhair Alkëafi shprehet madje se kjo nuk ishte hera e parë që sillnin naftë nga Libia në Durrës duke konfirmuar edhe ardhjen me të njëjtin itinerar të paktën edhe dy herë gjatë kësaj vere.

Duke mos përmendur emër, kapiteni i anijes tha se ndërkohë që po prisnin që të futeshin në port, kompania që kishte porositur naftën nuk pranoi mallin dhe ata u detyruan që të qendronin aty për disa orë deri në momentin kur u arrestuan me akuzën e kontrabandës.

Në deklaratën e kapitenit të anijes nuk ka asgjë të çuditshme, përveç faktit se ai nuk cek detaje nga embargoja që OKB ka vendosur ndaj naftës së Libisë. Megjithatë, as ai dhe as vartësit e tij nuk akuzohen për momentin për thyerje të embargos, por për kontrabandë naftë.

Pse u kthye mbrapsht?

Duket shumë e çuditshme në fakt që një anije me dimensione kaq të mëdha si “Queen Majed” të tentojë të fusë sasi kolosale nafte kontrabandë në mes të ditës në një port të super vëzhguar siç është Porto Romano.

Rrjedhimisht, duket se autoritetet nuk i thonë të gjitha mbi këtë operacion të çuditshëm ku një kompani shqiptare, porosity 2 275 ton naftë në Libi dhe më pas bëhet “pishman” në momentin kur anija ka arritur në port. Duhet të jetë një arsye e fortë që ka detyruar kompaninë shqiptare të kthejë mbrapsht ngarkesën, e cila në total bashkë me taksat vlerësohet të kapë një vlerë rreth 4.2 milion dollar.

Kush e porositi?

Pyetja e parë të cilës autoritetet shqiptare duhet t’i japin përgjigje është ajo që ka të bëjë me porositësin e kësaj sasie të madhe nafte, e cila më pas rezultoi se ishte kontrabandë. Po ashtu, nuk dihet ende se cila do të ishte agjencia doganore që do të kryente procedurat për ankorimin e anijes deri në shkarkimin e saj në depozitat e naftës në Porto Romano. Deri më tani, policia ka kapur edhe sasi të tjera nafte kontrabandë duke arrestuar një numër të madh protestuesish, por çuditërisht në rastin e anijes “Queen Majed” janë arrestuar vetëm libianët dhe sirianët që shërbenin në anije dhe askush nga ata që e kanë porositur të marrë detin nga Libia në Durrës.

Embargoja

Në mes të korrikut të këtij viti, OKB zgjati embargon e naftës nga Libia duke synuar pengimin e financimit të konfliktit atje përmes parave që burojnë nga pasuritë nëntokësore të këtij shteti. Megjithatë, duket se ky vendim i OKB-së nuk ka trembur aspak porositësit shqiptarë të kësaj sasie të madhe nafte, të cilët pavarësisht kësaj kanë porositur të paktën tre herë një anije si “Queen Majed” nga Libia në Durrës.

Nga e gjithë kjo histori duket se çfarë ka ndodhur ka ndodhur brenda disa orësh në portin e Durrësit ku porositësi apo porositësit që mbahen sekret nga policia kanë refuzuar marrjen e mallit në momentet e fundit. Shkaku i këtij refuzimi nuk dihet ende.

Çfarë deklaroi kapiteni i anijes

Jemi të habitur nga kjo që po na ndodh. Ne jemi transportues të rregullt dhe punojmë për kompani të ndryshme që porosisin hidrokarbure. Këtë radhë kompania që e kishte porositur nuk e pranoi ngarkesën dhe në ketë moment erdhi kapiteneria dhe struktura të tjera duke bërë veprimet. Ne jemi konform te gjitha rregullave, nuk bëjmë kontrabandë.

Ne funksionojmë në këtë mënyrë: kompania porosit sasinë, e ngarkojmë në vendin ku kemi për ta marrë dhe e transportojmë drejt vendit pritës.

Kompania pritëse paguan vetëm pasi ka marrë ngarkesën dhe e ka magazinuar. Në këtë rast, kompania pritëse nuk e pranoi ngarkesën.

Arsyen nuk e di. Në këto kushte ne duhet të ktheheshim sërish në bazë në pritje të porosive të tjera dhe orientimit që do merrnim nga pronarët.

Por papritur erdhi kapiteneria, rojet bregdetare etj dhe më pas edhe policia. Na arrestuan pa asnjë arsye.

Ne jemi të pafajshëm sepse kështu funksionon transporti i hidrokarbureve. Ne kemi ardhur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe s’kemi pasur asnjë problem. Këtë radhë nuk e di pse nuk e pranuan ngarkesën që kishin porositur.

Neve para se të vinim në shqipëri kemi lajmëruar 48 orë përpara kompaninë dhe kapitenerinë shqiptare konform të gjitha rregullave.

Nëse do bënim kontrabandë do ta lajmëronim kapitenerinë?! Ne erdhëm në Durrës dhe ishim në pritje të dorëzonim mallin.

Papritur na mori pronari i kompanisë dhe na tha se do prisni pasi kompania shqiptare kishte kërkuar ulje cmimi.

S’kishin rënë dakord për cmimin edhe pse paraprakisht kompanitë ishin dakordësuar. Naftën e ngarkuam në portin e Bengazit në Libi. Atje furnizohemi gjithmonë. /abcnews.al

Etiketa: embargookb

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Planifikuan një atentat, shqiptarët dërgohen me anti-plumb në Prokurorinë greke

Planifikuan atentat me kallashnikov në Athinë, kush janë shqiptarët e arrestuar (EMRAT)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com