GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Procesi i votimit në Korçë deri në orën 13:00, ja si paraqitet situata

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Procesi i votimit në Korçë deri në orën 13:00, ja si paraqitet situata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qarkun e Korçës deri tani kanë votuar rreth 29% e votuesve.

Në fshatin Vashtmi të bashkisë së Maliqit është shënuar një incident në këtë Qendër Votimi. Një votues është futur brenda qendrës dhe ka dashur të votojë familjarisht gjë që nuk lejohet dhe kjo ka bërë që vëzhguesi i PD të mos i lejojë të votojnë familjarisht.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të kishte edhe konfrontim fizik ndërsa pas konfliktit votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit.

Pas pezullimit prej më shumë se 30 minutash në këtë qendër procesi ka nisur normalisht. Ndërkohë në fshatin Libonik të Maliqit për rreth 1 orë u pezullua votimi.

Sipas kryetarit të KZAZ numër 70 në Maliq vetëm pasi u lajmërua policia ka rinisur procesi pasi ka pasur debate midis komisionerëve të PS dhe PD ku këta të fundit pretendojnë se punonjësit e administratës kanë qenë jashtë për presion.

Brenda orës së pezullimit pra për rreth 1 orë qytetarët u grumbulluan në këtë Qendër Votimi pa pasur mundësi për të votuar dhe duke mos respektuar masat anticovid.

Aktualisht në qendrën e Libonikut ka forca policie përveçse bënë të mundur shpërndarjen e qytetarëve gjithashtu me ardhjen e tyre rinisi edhe procesi i votimit.

Ndërkohë probleme janë shfaqur edhe me aparaturat e kartës së identitetit në qarkun e Korçës.

Në fshatin Trestenik nuk është paraqitur operatori që menaxhon aparaturat e kartës së identitetit dhe për shkak të mungesës së tij procesi ka vonuar për më shumë se dy orë.

Në bashkinë e Devollit është KZAZ numër 72 e cila ka 50 qendra votimi ndërsa në Qendrën e Trestenikut janë rreth 633 votues të cilët për shkak të mungesës së operatorit kanë nisur shumë më vonë se qytetarët e tjerë për të votuar.

Të paktën në këto momente kemi të konfirmuar se kjo qendër ka rinisur punën nëpërmjet identifikimit manual. Ndërkohë në disa qendra votimi në qytetin e Korçës, në Pogradec, Kolonjë dhe Maliq ka pasur probleme gjithashtu me identifikimin biometrik edhe në këto qendra është ndërprerë procesi i votimit ndërsa mësohet se puna po vijon me identifikimin manual të tyre.

Identifikimi biometrik përdoret për herë të parë në një proces zgjedhor në vend ndërsa në qarkun e Korçës ka shumë raste për mosfunksionimin e kësaj pajisje.

PJESËMARRJA NË KORCË

Korçë 29%

Pogradec mbi 20%

Devoll mbi 25%

Pustec 15%

Erseke 30%

Etiketa: KorceShqiperia Zgjedh 2021

Lajme të lidhura

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!
Aktualitet

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia
Aktualitet

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Para
SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Sulmohet aplikacioni i KQZ, Celibashi tregon ecurinë e procesit zgjedhor

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Sulmohet aplikacioni i KQZ, Celibashi tregon ecurinë e procesit zgjedhor

TË FUNDIT

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26

Gjatë marshimit, pedagogët kanë bërë thirrje se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme...

Lexo më shumë
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com