GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në dy kampe për zgjedhjet lokale

22:29 - 27/08/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në dy kampe për zgjedhjet lokale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut do të jenë kundërshtarë në dy kampet më të mëdha politike për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët dhe Afrim Gashi i Alternativës lidhën sot koalicionin me kryetarin Hristjan Mickoski të VMRO-DPMNE.

Ata do të sfidojnë LSDM-në e Zaevit dhe BDI-në e Ali Ahmetit që përveçse qeverisin, kanë dhe një marrëveshje koalicioni për zgjedhjet lokale. Me ta është bashkuar dhe Menduh Thaçi. Bashkëpunimi mes partive opozitare nënkupton se në disa komuna do të ketë marrëveshje për të kandiduar vetëm njëra palë një kandidat dhe të mbështetet nga të gjitha, kurse tek të tjerat të gjitha partitë të kenë kandidatë.

NJOFTIMI NGA ALEANCA PËR SHQIPTARËT

Bashkëpunimi i opozitës kundër korrupsionit

Sot, në zyrën e deputetëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa u zhvillua një takim mes partive opozitare në vendin tonë, në prag të zgjedhjeve lokale.

Ishin kryetarët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, të cilët e pritën në takim kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

Tema e këtij takimi ishin zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mundësia për bashkëpunim opozitar midis këtyre partive, me motiv kryesor luftën kundër krimit dhe korrupsionit në komunat e udhëhequra nga LSDM-BDI.

Tre kryetarët vunë në dukje se duke u nisur nga raporti i Transparency International, sipas të cilit Maqedonia renditet në vendin e 111-të, vend ky më i keqi deri tani, bashkëpunimi i opozitës është i pashmangshëm, në mënyrë që njësitë e vetëqeverisjes lokale të çlirohen nga qeverisja korruptive, nga harxhimi jotransparent i të hollave të qytetarëve dhe keqpërdorimi i pushtetit nga qeverisja LSDM-BDI në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Prandaj, konstatuan ata, është e nevojshme të bashkëpunohet në mënyrë që komunat të jenë institucione në shërbim të qytetarëve, me zhvillim lokal të fortë dhe të barabartë ekonomik, me mbështetje buxhetore për decentralizimin në fushat e arsimit, kulturës dhe sportit, si dhe me përpjekje më të mëdha për të qenë komuna të gjelbërta të cilat do të sigurojnë ajër të pastër dhe do të mbrojnë mjedisin jetësor.

Për të artikuluar më mirë zërin opozitar si dhe për të përfaqësuar sa më mirë interesat e të gjithë qytetarëve në nivel lokal, tre kryetarët, duke theksuar këto parime, vendosën për bashkëpunim dhe mbështetje reciproke të kandidatëve për kryetarë komunash. Bashkëpunimi do të thotë që partitë e përmendura nuk do të kandidojnë për kryetar komune në komuna të caktuara dhe do të mbështesin njëra-tjetrën, ndërsa në komunat e tjera do të konkurrojnë me të gjitha partitë e tjera.

Mënyra dhe detajet e bashkëpunimit do të bien dakord nga degët komunale të tre palëve.

Qendra e Komunikimit e:

VMRO-DPMNE

Aleanca për Shqiptarët

AlternAtivA

Shkup, 27.08.2021

Etiketa: Partite shqiptare ne Maqedonizgjedhjet ne maqedoni

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
Interi përmbys Veronan me dopietën e Correa

Interi përmbys Veronan me dopietën e Correa

TË FUNDIT

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të...

Lexo më shumë
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

14:03 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com