GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shqiptarët fluks kërkesash për azil dhe në Greqi

10:15 - 09/12/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët fluks kërkesash për azil dhe në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë mbeten të larta edhe në Greqi krahas Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian si Gjermania, dhe Franca. Sipas të dhënave të Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit në dhjetë muajt e parë të këtij viti 1113 kërkesa për azil u paraqitën nga shtetasit shqiptarë në qendrat rajonale greke të azilkërkuesve.

Shqiptarët sipas këtyre të dhënave përbënin rreth 4% të kërkesave për azil të bëra nga shtetasit e vendeve të treta të cilat shënonin rreth 28.055, gjithësejt.

 Pjesën më të madhe të aplikimeve për azil në Greqi e zënë shtetasit nga Afganistani, Siria dhe Pakistani të cilët kanë edhe numrin më të lartë të njohjeve të azilit.

Sipas të dhënave të Ministrisë greke për Migracionin dhe Azilin shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve, pasi vetëm 0,18% në kategorinë “a” dhe 0,80% në kategorinë “b” kanë arritur të përfitojnë azil 10 muajt e vitit 2022. Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si “vend të sigurtë” dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil.

Sipas vetë emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për azil në shumë raste kërkesat e tyre lidhen me shmangien e deportimit drejt Shqipërisë. Ndërkohë shqiptarët renditen të tretët në 10 kombësitë me apelimet që u janë bërë rasteve kur u është refuzuar azili mbi bazë të kërkesave të paraqitura këtë vit, apo vitin e kaluar.

Sipas Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit 1.156 shtetas shqiptarë i apeluan vendimet për refuzimin e azilit dhe përbënin 10% te totalit te apelimeve të të huajve (13.614 gjithësejt) në dhjetë muajt e këtij viti.

Ndërkohë, të dhënat e sapopublikuara nga Ministria greke e Emigracionit për të huajt e rregullt të pajisur me lejeqëndrimi në Greqi flasin se në tetor numri i shqiptarëve ishte 291.005 persona të cilët përbëjnë 61,24% të 475.225 të huajve të rregullt në Greqi.

Ky numër është dukshëm më i ulët se tetori i një viti më parë ku sipas statistikave të Ministrisë greke të Migracionit 428. 899 shtetas shqiptarë figuronin me leje qëndrimi dhe përbënin 63% të të huajve të rregullt në Greqi. Ministria greke e emigracionit ka pohuar se në lidhje me kërkesat fillestare të paraqitura brenda vitit 2020, vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të rregullt për të cilët janë lëshuar lejet e qëndrimit ishin Shqipëria, Kina dhe Pakistani.

Për kërkesat e paraqitura në vitin 2021 lejet janë dhënë, kryesisht për shtetas të Shqipërisë, Gjeorgjisë dhe Pakistanit, ndërsa për kërkesat fillestare që janë depozituar në 10 muajt e parë të vitit 2022 në shtetet me më shumë persona që kanë pëprfituar lejet e qëndrimit janë shtetasit e Shqipërisë, Rusisë dhe Kinës. / VOA

Etiketa: AzilEuropeGreqi

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Aksidenti me 2 viktima, policia i njofton masën e arrestit shoferit

I riu përplas me derën e makinës çiklistin në Berat, dërgohet te...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com