GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqiptarët fluturojnë jashtë vendit për festat e Nëntorit, kërcejnë biletat

08:00 - 27/11/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët fluturojnë jashtë vendit për festat e Nëntorit, kërcejnë biletat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo partnerin.

Dhe ndonëse nëntori konsiderohet si muaj i ftohtë apo me shira, duket se shqiptarët nuk kanë menduar kështu.

Përfaqësues të “Matias Travel and Tour” thonë se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, shqiptarët, kanë dashur të planifikojnë një udhëtim jashtë, duke konsideruar që ditët e pushimit zyrtare janë pesë.

Agjencia ATHS shprehet për “Monitor” se interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shpejt dhe kanë qenë kryesisht të orientuara drejt Europës, por edhe rajonit: Mali i Zi dhe Kroacia kanë qenë të preferuara.

Nga agjencia Ilirida Travel thonë se, interesime për udhëtimet jashtë kanë qenë të ulëta për shkak të aksesibilitetit të lartë tashmë më aplikacionet e kompanive të udhëtimit që ,vitet e fundit e kanë bërë më të lehtë për njerëzit të planifikojnë udhëtime vetë.

Duke marrë shkas nga kjo, tendencat për udhëtimet jashtë kanë qenë kryesisht të fokusuar në Europë dhe interesimet pranë agjencisë kanë qenë kryesisht për hotele brenda vendit: Korçë, Dardhë etj.

Edhe nga agjencia Kalemi Travel bëjnë me dije se, vendi dhe rajoni kanë qenë më të kërkuar në komunikimet që kanë pasur me klientët, ku Korça kurorëzohet si mbreti i prenotimeve.

Sa i përket udhëtimeve jashtë, në komunikim me disa nga agjencitë në vend,  kryeson Italia, ku qytete ti Verona, Milano, Napoli, Roma kanë qenë të preferuara. Ofertat turistike kanë nisur me 99 euro për person, për 2 net dhe 3 ditë , akomodim me mëngjes.

Në një vëzhgim të uebsite zyrtar të operatorit të fluturimeve Wizz Air, biletat e udhëtimeve për datat 25-29 nëntor, në qytetet italiane, varionin kryesisht në 50-60 euro për person në planifikimet e hershme.

Ndërsa për ata që kanë menduar të lënë udhëtime ne minutë të fundit, çmimet janë rritur nga kërkesa e lartë, ku Roma, Milano rezultojnë me mesatarisht 300-400 euro për person, për të njëjtat data.

Etiketa: Biletafestashqiptarë

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 27 Nëntor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com