GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shqiptarët shesin, Serbia blen kohë!

18:13 - 21/03/23
në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Si bajgë e tharë që e ka marrë lumi i krimit dhe i marrëzisë politike!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti – Siç duket, nga gjithë popujt që luftuan kundër regjimit të Millosheviqit, vetëm kroatët me kohë e kishin kuptuar se që të kesh shtet të qëndrueshëm dhe që të mos u lësh pasardhësve në trashëgimi një vend jostabil, nuk duhet atë ta ndërtosh mbi marrëveshje të nënshkruara me serbët. Dhe për ta arritur këtë ata ndërmorën fushatën ushtarake të quajtur ‘Stuhia’ (‘Olluja’) me çka i zhbënë të gjitha ‘autonomitë’ serbe brenda Kroacisë.

Mbase këtë e dinin edhe boshnjakët, por dikush ata i pengoi që të futeshin e ta çlironin edhe Banja Llukën dhe kështu serbëve ua mundësuan që ky joshtet i sotëm të varet vetëm nga vullneti i tyre.

E kalimthi thënë, ka pohime se ata ‘dikush’ që donin një Bosnje të kontrolluar nga Beogradi, ishin disa të ‘mëdhenj’ që frikoheshin nga ‘formimi’ i një shtet ‘islamik’ në mes të Evropës?!

Pa dyshim se edhe drejtuesit e UÇK-së e kanë ditur se një Kosovë e varur nga Serbia, nuk është ai shtet që e ëndërronte shqiptaria. Por ata u vonuan për të arritur në Mitrovicë, mbase edhe pse disa nga komandantët e saj humbën shumë kohë duke shënuar pronat e ‘veta’ me mbishkrimin – “Mos prek-UÇK”.

Sidoqoftë, në këto hapësira erdhi paqja dhe u nënshkruan shumë Marrëveshje. Marrëveshje të cilat të duket se kishin vetëm një qëllim; që shtetarët e këtushëm të kishin edhe një burim të ri për mosmarrëveshjet e ndërsjella dhe që të harronin se e sotmja e tyre ishte sallon për pritje të së ardhmes konfliktuoze.
Përpos kësaj, marrëveshjet e shumta, si ajo e Dejtonit dhe ato që nënshkruan Prishtina dhe Beogradi, ia mundësuan Serbisë që të mbante nënë kontroll disa shtete të Ballkanit: Bosnjën, nëpërmjet ‘Republika Serpskës’, Kosovën nëpërmjet Veriut të saj, Malin e Zi nëpërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Maqedoninë, nëpërmjet institucioneve shtetërore të kontrolluara nga strukturat proserbe.

Dhe si gjithmonë në të shkuarën, Serbia i humbi të gjitha luftërat, por për herë të parë në historinë e saj, atë që e humbi në luftë ajo e fitoi në paqe. Përpos kësaj, ajo arriti edhe një cak të saj qindravjeçarë: duke u ‘vëllazëruar’ me ‘Rilindësit’ e Tiranës dhe me leninistët e BDI-së në Maqedoni, Beogradi zyrtarë arriti ta defaktorizojë jo vetëm Kosovën, por edhe gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shkurt, gjatë gjithë këtyre viteve sa Ballkani jeton në paqe, Serbia nuk ka bërë asgjë tjetër përpos që ka blerë kohë. Pra, përpos që e ka forcuar vetveten duke dobësuar Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Edhe atë duke i dobësuar këto shtete kryesisht nëpërmjet marrëveshjeve të cilat ajo nuk i zbaton dhe në përkthimin e të cilave ishin humbur ata që u besojnë të pabesueshmeve. Pra i dobësoi duke shkuar nga një marrëveshje në tjetrën, për të arritur deri te Marrëveshja e para disa ditëve në Ohër, të cilën Presidenti serb

nuk e nënshkroi, por Kryeministri i Kosovës ka për obligim që atë ta zbarojë.
Dhe tani të gjithë pyesin çka do të ndodh në të ardhmen? Duke mos harruar ta pohojnë të vërtetën se Kryeministri i sotëm i Kosovës bënë të kundërtën e asaj që premtonte përderisa ishte opozitar. Por në ndërkohë duke harruar se atij i ka rënë në hise të pastrojë plehun që lanë pas vetes opozitarët e sotëm që deri dje drejtonin vendin.

Pra duke harruar se bisedimet me Beogradin nuk filluan me ardhjen e VV në pushtet dhe se Kryeministri i sotëm nuk ka hallin çka të mos nënshkruajë, por si të mos zbatojë atë që kanë nënshkruar ata që sot janë e kundërta e asaj që ishin përderisa e zhvatnin Kosovën.

Tani pra, kur gjithë debatojnë lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, nuk mungojnë as ata që pyesin çka ndodhi me qëndrimet e liderit të VV përderisa ishte opozitar, ku u tretën argumentet e viktimës, çka ndodhi me orvatjet për t’u arritur mirëqenie ndërnjerëzore, duke harruar kështu se ato nuk kanë asnjë vlerë e ndikim gjatë arritjes së marrëveshjeve që kanë për qellim për t’i shtyrë mosmarrëveshjet për në të ardhmen.

Kush nuk e ka kuptuar këtë është i dënuar t’i besojë gënjeshtrës se të ‘mëdhenjtë’ e kësaj bote i intereson vetëm e drejta dhe se ata u dhurojnë shtete popujve të vegjël e të dëmtuar. Dhe se atdheun tënd duhet ta mbrojnë të tjerët.

Kush nuk e ka kuptuar pra këtë, kurrë nuk do e kuptojë as të vërtetën se shtetin e meriton vetëm me aq sa je i gatshëm atë ta mbrosh. Dhe se sot jemi duke e rritur bimën që dikush e ka mbjellë dje, e nesër do e kultivojmë bimën e mbirë nga fara që sot do e mbjellim në arrën e shqiptarisë.

Etiketa: Kim MehmetiSerbia

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Olta i kthehet Kiarës: Je e shtirur

Olta i kthehet Kiarës: Je e shtirur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com