GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqiptarët si në diktaturë”, Vasili: Hanë bukë e nuk blejnë ushqimet e shportës

08:48 - 08/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështimi i negociatave për Presidentin/ Vasili ironizon: Alibeaj “debil i dobishëm”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se qytetarët shqiptarë, me krizën e çmimeve që u ka bërë të papërballueshme jetesën, janë kthyer “si në diktaturë”, ku konsumohej më shumë buke për të mbijetuar. Vasili shkruan se ashtu si në kohët e diktaturës komuniste kanë rritur konsumin e bukës për të kompensuar pamundësinë e blerjes së produkteve te tjera. Sipas tij, çmimet e larta janë pasojë dhe e politikave korruptive të qeverisë.

“Shqiptaret sot ashtu si dje në Diktaturë, shtojnë konsumin e bukës për të mbijetuar!
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore është fakt shumë i rëndë, që ka tronditur shqiptarët nga ana ekonomike. Por kjo tronditje ka edhe anën e saj shumë të rëndësishme shëndetësore sepse shqiptarët, ashtu si dje në Diktaturë, janë të detyruar të ushqehen në mënyrë të njëanshme, kryesisht me bukë, për të mbijetuar. Shqiptarë ashtu si në kohët e diktaturës komuniste kanë rritur konsumin e bukës për të kompesuar pamundësinë e blerjes së produkteve të tjera. Ashtu si në kohët e diktaturës edhe sot shqiptarët kanë ulur përdorimin e mishit, sallamit, vajit dhe bulmetit për shkak të çmimeve shumë të larta, që vijnë nga politikat korruptive të qeverisë, që mbështet monopolet dhe oligarkët, që i zoterojnë ato. Është tepër i rëndë fakti që konsumi ka shënuar rënie për Produktet e Shportës, që varion nga 15 deri në 40% më pak krahasuar me vjet. Kompanitë kryesore të prodhimit dhe importit në vend pohojnë se arsyet kryesore të tkurrjes së konsumit janë:

Rritja e çmimeve nga shtrenjtimi i kostove
Emigracioni masiv i popullsisë, kryesisht të rinjve.
Bizneset kërkojnë ulje të taksave, pasi tkurrja e konsumit parashikohet të japë efekte:
Në falimentime dhe
Shkurtime të vendeve të punës.

Politikat korruptive të qeverisë rilindase bëjnë që një produkt mishi në Shqipëri të kushtojë 40% më shumë se në Maqedoni për shkak se:

Taksa e lëndës së parë përpunuese në Shqipëri është 12%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është zero.
TVSH e produkteve të konsumit është 20%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut nga 5% që ishte u bë zero.
Taksat për karburantin, gazin dhe energjinë,
Kostoja e lartë nga taksat arrin deri në nivelin 40%.
Prodhuesi maqedonas automatikisht konkurron prodhuesin shqiptar me kosto 32% më pak, për shkak të lehtësive fiskale, duke shtuar këtu taksat për karburantin, gazin dhe energjinë, kostoja e lartë nga taksat arrin deri në nivelin 40%.
Nëse për të prodhuar një produkt mishi me kosto 500 lekë në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, për shkak të lehtësive fiskale, kostoja e prodhimit është 300 lekë”.
Megjithëse jemi sezonin turistik në bare dhe restorantet e Tiranës e bregdetit të Jugut, operatorët thonë se konsumi ka rënë 30 deri në 40% nga rritja e çmimeve. Pra është e shume e qarte, se me qeverinë e Edi Ramës, qe ka pike te pare dhe te fundit te programit te saj vetëm vjedhjen e pangopur, Shqipërinë e pret gremina ekonomike, falimentimi ne mase dhe shpopullimi shkatërrimtar” – shkruan Vasili në facebook.

 

Etiketa: bukediktaturePetrit VasilishportesshqiptaretUshqimet

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Kjo është bima që do t’ju lehtësojë dhimbja stomaku

Kjo është bima që do t’ju lehtësojë dhimbja stomaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com