GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari falsifikoi martesën për t’u pajisur me dokumente në Britani, dënohet me burg (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari falsifikoi martesën për t’u pajisur me dokumente në Britani, dënohet me burg (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 30-vjeçar shqiptar, Denis Hani, është dënuar me 14 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Liverpool, pasi u shpall fajtor për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara me qëllim qëndrimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Sipas prokurorisë, në maj të vitit 2022, Hani aplikoi për leje qëndrimi duke paraqitur një certifikatë martese të rreme, e cila pretendonte se ishte martuar me një shtetase rumune në Qipro në vitin 2019. Mashtrimi doli në dritë pas verifikimeve me autoritetet qipriote, të cilat konfirmuan se numri i certifikatës nuk përputhej me asnjë regjistrim zyrtar.

Mediat e huaja raportojnë se, i riu shqiptar u arrestua në shtëpinë e tij në Liverpool qershorin e kaluar. Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi se nuk e njihte kurrë gruan që figuronte në dokument, duke deklaruar se e kishte blerë certifikatën për të realizuar qëllimin e tij për të qëndruar në Britani.

Mbrojtja dhe vendimi i gjykatës Avokati mbrojtës, Eiran Reilly, argumentoi se Hani kishte qenë thjesht një klient dhe jo organizator i skemës, duke shtuar se i riu kishte punuar rregullisht, paguar taksa dhe tani dëshironte të kthehej në Shqipëri sa më parë. Hani kishte arritur të siguronte punë në sektorin e dekorimit dhe menaxhimit të pasurive, duke fituar mbi 24,000 paund në vitin e fundit tatimor.

“Ju ishit blerësi i një certifikate martese të rreme. Ky ishte një planifikim i rëndësishëm nga ana juaj për të marrë leje të përhershme qëndrimi,” u shpreh gjykatësi. Përveç dënimit me 14 muaj burg, gjykata ka vendosur që pas përfundimit të vuajtjes së dënimit, 30-vjeçari të deportohet drejt Shqipërisë./

Etiketa: BritaniBurgShqiptar

Lajme të lidhura

Në kërkim prej 2016-ës, kapet “baroni” i drogës në Mat
Aktualitet

Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup kishte një predhë plumbi

09:29 - 04/11/26
Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare
Aktualitet

Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare

09:22 - 04/11/26
Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”
Aktualitet

Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26
Para
Argjentina gati për finalen ndaj Spanjës, portieri Martinez: Jemi bij të klasës punëtore, nuk dorëzohemi kurrë

Argjentina gati për finalen ndaj Spanjës, portieri Martinez: Jemi bij të klasës punëtore, nuk dorëzohemi kurrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në kërkim prej 2016-ës, kapet “baroni” i drogës në Mat
Aktualitet

Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup kishte një predhë plumbi

09:29 - 04/11/26

Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në një zonë malore të këtij qyteti. Fillimisht, dyshimet...

Lexo më shumë
Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare

Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare

09:22 - 04/11/26
Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26
Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

08:21 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com