GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sherr për një vajzë/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali: Do ju vras!

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherr për një vajzë/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali: Do ju vras!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të trenit në Treviglio të Italisë.

Një 35-vjeçar me origjinë marokene mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga një 22-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar dhe ndodhet në burg, nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Dy personat zbritën nga i njëjti tren në stacionin e Treviglios, ku 35-vjeçarin e prisnin edhe dy persona të tjerë, miq të tij. Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, mes tyre nisi një debat që shumë shpejt u përshkallëzua në përplasje fizike.

Një dëshmitar, pronar i një lokali pranë stacionit, tha se kishte parë dy personat duke debatuar që në momentin kur zbritën nga treni.

Sipas tij, 22-vjeçari shqiptar bërtiste dhe kërcënonte rivalët. “Do ju vras”, thoshte i riu.

Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar një pjesë të konfliktit në zonën e stacionit.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga karabinierët, 35-vjeçari dyshohet se kishte kërcënuar shqiptarin në nënkalim, duke përdorur një thikë të madhe kuzhine.

Konflikti nuk përfundoi aty. Pak më vonë, në një parkim në bulevardin Vittorio Veneto, pranë xhamisë, 22-vjeçari, i armatosur me dy thika, dyshohet se ndoqi 35-vjeçarin dhe e goditi në krah dhe në pjesën e mesit të shpinës.

Dëshmitarët që ndodheshin në zonë, mes tyre persona që po shkonin për t’u falur në xhami, panë momentin e sulmit. Një grua që ishte dëshmitare e ngjarjes telefonoi ambulancën.

35-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Treviglios në gjendje të rëndë.

Gjatë ditës së djeshme gjendja e tij u stabilizua, por ai vijon të qëndrojë i shtruar nën kujdesin e mjekëve dhe me prognozë të rezervuar.

Në vendngjarje mbeti një sasi e madhe gjaku, ndërsa autoritetet sekuestruan një thikë me teh të palosshëm, e cila dyshohet se është përdorur në sulm.

Hetuesit po përdorin pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që ndodheshin në zonë për të rindërtuar të gjithë dinamikën e konfliktit.

I riu është marrë në pyetje në burg nga prokurorja Giulia Angeleri. Ai ka pranuar se e ka goditur me thikë 35-vjeçarin, por ka tentuar të minimizojë përgjegjësinë e tij, duke pretenduar se ka reaguar për t’u mbrojtur nga sulmi.

Sipas hetimeve, në qendër të konfliktit dyshohet se qëndron një lidhje sentimentale e 35-vjeçarit. Të hënën, 22-vjeçari do të dalë para gjyqtarit për hetimet paraprake, ku do të zhvillohet seanca për vleftësimin e arrestit.

Etiketa: ItalimarokeninplagossherrShqiptari

Lajme të lidhura

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
Aktualitet

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

23:10 - 18/10/26
Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve
Aktualitet

Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

22:13 - 18/10/26
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!
Aktualitet

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

21:37 - 18/10/26
Para
Shpërthen revolta në Kroaci/ Mbushen sheshet e Zagrebit, protestohet kundër mbetjeve toksike

Shpërthen revolta në Kroaci/ Mbushen sheshet e Zagrebit, protestohet kundër mbetjeve toksike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
Aktualitet

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

23:10 - 18/10/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,...

Lexo më shumë
Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

22:13 - 18/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

21:37 - 18/10/26
Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com