GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari u asfiksua brenda shtëpisë në Britani, fqinjët të shokuar

10:05 - 15/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari u asfiksua brenda shtëpisë në Britani, fqinjët të shokuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mister mbetet ende vdekja e shqiptarit në Britani, Mariglen Ruçit. Ngjarja raportohet se ndodhi ditën e hënë, në Thorndon Gardens në orët e para të mëngjesit. Sipas asaj që raportohet, shqiptari është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së barit. Mirëpo, mister mbetet fakti se përse nuk është raportuar për vdekjen e shqiptarit në mediat britanike.

Ajo që thuhet në media është se fqinjët u tmerruan pas zbulimit të trupit brenda shtëpisë. Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim.

Familjet që jetojnë aty pranë kanë mbetur të shokuar. Fqinja, Jenette Banton, e cila jeton përballë shtëpisë së prekur, u zgjua natën nga flakët.

“Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit kur e fika dritën për të shkuar në shtrat. Pak para orës 2 të mëngjesit pashë të gjitha këto drita ndezëse. E tërhoqa perden mbrapa dhe hodha një vështrim dhe gjithçka që pashë ishte flakë të mëdha kudo nga shtëpia. Gjithçka që mund të shihja ishin flakë të kuqe. Ata po e luftonin për një kohë të gjatë dhe sapo e lanë, i gjithë avulli dilte prej tij, ishte një zjarr shumë i madh. Policia erdhi një orë më vonë. Është tronditëse të ndodhë pak para Krishtlindjeve. Sot në mëngjes ishte një furgon i madh zjarrfikës dhe policia ka qenë këtu gjatë gjithë ditës”, ka thënë fqinja.

Një tjetër person që jetonte në zonë, i cili preferoi të mos përmendet, tha: “Rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm pashë shtëpinë në flakë. Makinat e zjarrfikësve ishin këtu brenda pak kohësh me policinë, kështu që gjithçka ishte e mbuluar. Zjarri ishte i madh, vinte nga maja. E rrëzoi të gjithë çatinë. Është vërtet e çuditshme sepse ka qenë gjithmonë një zonë familjare”.

Mariglen Ruçi, 24-vjeçari shqiptar ka humbur jetën pasi është asfiksuar brenda një shtëpie bari që ka marrë flakë në Thorndon Gardens në Angli, në orët e para të 12 dhjetorit.

Etiketa: AnglidrogefqinjePolicia

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Benzema pret biletën, do ndjekë Francën në finalen me Argjentinën

Benzema pret biletën, do ndjekë Francën në finalen me Argjentinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron...

Lexo më shumë
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com