GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Shtatë frikëra më të zakonshme që na mbajnë mbërthyer

15:58 - 21/06/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtatë frikëra më të zakonshme që na mbajnë mbërthyer
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Frika është një emocion që nxitet nga perceptimi i një rreziku apo kërcënimi.

Ky emocion ka aftësinë të shkaktojë ndryshime psikologjike dhe në sjelljen e njeriut.

Frika na mban mbërthyer dhe vend-numëro dhe përbën një barrë të rëndë e stërmunduese psikologjike.

Njerëzit kanë frikë nga angazhimet, humbja e punës, vdekja, qëndrimi në izolim, ndryshimi e shumë të tjera.

Psikologët kanë identifikuar 10 frikërat më të mëdha që e mbajnë njeriun të mbërthyer dhe nuk e lejojnë t’i gëzohet kënaqësive të jetës.

Frika nga ndryshimi

Ne jetojmë në një botë që është gjithë kohës në ndryshim e sipër.

Gjërat ndodhin shumë shpejt dhe jeta siç e njohim ndryshon po aq shpejt.

Ka njerëz që i frikësohen ndryshimit dhe bëjnë rezistencë ndaj tij.

Kësisoj ato humbasin shumë prej mundësive që u ofrohen dhe qëndrojnë vend-numëro, në jetë, karrierë dhe marrëdhënie personale.

Vetmia

Frika nga vetmia i bën njerëzit që të futen në marrëdhënie të këqija sentimentale e të mos marrin kohën  që u nevojitet për veten.

Frika nga vetmia i shtyn njerëzit të jenë ekstremisht aktivë në rrjetet sociale dhe të humbasin kështu kënaqësitë e të folurit ballë për ballë.

Studimet thonë se vetmia është po aq e dëmshme për shëndetin sa duhani, ndaj është e rëndësishme që të jemi të rrethuar nga njerëzit.

Frika nga dështimi

Bëhet fjalë për një nga frikërat më të zakonshme.

Askush nuk ka dëshirë të dështojë në jetë, por nga ana tjetër në jetë nuk kemi asnjë garanci.

Nëse nuk ndërmarrim iniciativa si pasojë e kësaj frike, nuk do ia dalim kurrë.

Frika nga refuzimi

Frika nga refuzimi i pengon njerëzit të formojnë marrëdhënie të reja shoqërore dhe sentimentale.

Kjo frikë të mban mbërthyer fort por ama nga ana tjetër falë saj, njeriu humbet shumë mundësi të arta.

Pasiguria

Njerëzit i shmangen shumë gjërave në jetë për shkak të frikës ndaj pasigurisë. Siç e thamë edhe më lart, në fund të fundit, askush në këtë botë nuk ka garanci se do të ketë një jetë të mirë.

E mira është që të lëvizim, t’i themi ‘po’ një pune të re apo zhvendosjes në një vend tjetër.

Frika nga paragjykimi

Të gjithë duam të na pëlqejnë të tjerët dhe të mos na paragjykojmë.

Por tek disa njerëz, frika ndaj paragjykimit është tepër e madhe dhe i pengon të ndërmarrin shumë iniciativa apo hapa drejt marrëdhënieve më të mira.

E vërteta e hidhur është që njerëzit janë paragjykues nga natyra, pavarësisht gjërave që bën ti.

E rëndësishme është që secili prej nesh të përpiqet të jetojë jetën siç i vjen për mbarë pa pyetur botën.

Frika e lëndimit fizik dhe shpirtëror

Jeta vjen plot të papritura dhe gjërat e ndodhitë e këqija janë shpesh të paevitueshme.

Njerëzit që i frikësohen lëndimit fizik dhe shpirtëror ngelen të mbërthyer në një spirale të vazhdueshme që i pengon të jetojnë dhe t’i gëzohen jetës.

Njeriu nuk merr dot shpërblim nga jeta dhe nuk bëhet i fortë pa rrezikuar, qoftë edhe emocionalisht. /AgroWeb.org

Etiketa: frikera

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Rritje e shpejtë! Në 3 vitet në vijim shtohen 48 mijë pensionistë, duhen mln euro

Vendimi i plotë/ Pensionet e posaçme shtetërore bëhen sa 10 fishi i pensionit social

Discussion about this post

TË FUNDIT

Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë
Aktualitet

Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë

08:30 - 20/01/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë) ka ekzekutuar masa sigurie ndaj 6 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për...

Lexo më shumë
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve në aksin Mamurras-Krujë, humb jetën njëri prej tyre

08:20 - 20/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 20 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 20/01/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Janar 2026

07:46 - 20/01/26
Parashikimi i motit, 2 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026

07:28 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com