GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i ka kërkuar Zelensky-t të godasë kryeqytetin rus

19:39 - 15/07/25
në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i ka kërkuar Zelensky-t të godasë kryeqytetin rus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi sot se presidenti Donald Trump “nuk ka nxitur gjakderdhje të mëtejshme”, pas raportimeve se ai i kishte bërë një pyetje të diskutueshme presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një bisede telefonike më 4 korrik.

Deklarata e saj erdhi pas një raportimi të Financial Times, i cili, duke cituar dy burime të njohura me përmbajtjen e telefonatës, pretendonte se Trump i kishte sugjeruar Zelenskyt që, nëse Shtetet e Bashkuara i vënë në dispozicion raketa me rreze të gjatë veprimi, Ukraina mund të konsideronte goditjen e Moskës.

“Presidenti Trump po punon pa pushim për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të mbyllur këtë luftë. Ai nuk ka nxitur asnjë veprim të dhunshëm,” tha Leavitt në një deklaratë me shkrim, duke akuzuar gazetën britanike se “ka keqinterpretuar qëllimisht komentet e tij”. Sipas saj, Trump “thjesht bëri një pyetje dhe nuk sugjeroi asnjë veprim agresiv”.

Në një intervistë për BBC, Trump theksoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “nuk duhet të synojë Moskën”, duke iu referuar raportimeve të mëparshme se ai i kishte bërë një pyetje të tillë gjatë një bisede telefonike me liderin ukrainas.

 

 

Po ashtu, ai shprehu zhgënjim ndaj presidentit rus Vladimir Putin, por theksoi se nuk e ka ndërprerë komunikimin me të. “Jam i zhgënjyer nga ai, por nuk kam mbaruar ende me të,” tha Trump.

Deklaratat e tij vijnë pas raportimeve të Financial Times, ku thuhej se presidenti amerikan, në biseda joformale, i kishte sugjeruar Zelenskyt të godasë më thellë brenda territorit rus nëse Uashingtoni i dërgon Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi – përfshirë edhe një pyetje nëse do të ishte i mundur një sulm ndaj Moskës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka mohuar më herët se Trump ka nxitur dhunë apo përshkallëzim gjatë bisedës me Zelenskyn më 4 korrik, duke theksuar se ai “po punon për paqe dhe për t’i dhënë fund luftës”.

Reagimi i Rusisë ndaj afatit 50-ditor të Trump

Ndërkohë, Moska reagoi me ironi ndaj paralajmërimit të Trump, i cili kohët e fundit vendosi një “afat 50-ditor” për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë, duke kërcënuar me sanksione të reja nëse lufta nuk ndalet.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, hodhi poshtë retorikën amerikane, duke thënë: “50 ditë? I kemi dëgjuar edhe më parë. 24 orë? Edhe kjo ka ndodhur. 100 ditë? Nuk ka asgjë të re për ne”. Me këtë koment, Lavrov minimizoi afatet kohore të vendosura nga Trump, duke lënë të kuptohet se Rusia nuk ndikohet nga ultimatume të tilla.

Tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit mbeten të larta, ndërsa deklaratat e fundit të Trump kanë ngritur pikëpyetje mbi linjën e ardhshme të politikës së jashtme të SHBA-së.

gijotina.com/

Etiketa: Donald Trump

Lajme të lidhura

Berisha:  Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës
Aktualitet

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri
Aktualitet

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës
Aktualitet

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
Para
Ndreu i pakënaqur me Ramën, i prishi lokalin e vëllait në Tiranë: Nuk të lë të ushtrosh kompetencën, aksioni në Theth…

Ndreu i pakënaqur me Ramën, i prishi lokalin e vëllait në Tiranë: Nuk të lë të ushtrosh kompetencën, aksioni në Theth...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha:  Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës
Aktualitet

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sot në orën 18:00...

Lexo më shumë
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com