GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtëpia e Çalamanit një fantazmë e krimit, banorët e prekur: Autori po fle, engjëlli Mateo po ha dhe

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtëpia e Çalamanit një fantazmë e krimit, banorët e prekur: Autori po fle, engjëlli Mateo po ha dhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja makabër e 8 – vjeçarit Mateo Vasiu në Fier do të ngelet në kujtesën e gjithë opinionit publik  si një nga ngjarjet më të rënda të shënuara ndër vite në vend. Një ngjarje që kalon çdo kufi të çnjerëzores. Krimi monstruoz, ka lënë gjurmë të thella dëshpërimi e vuajtjeje në zemrat e familjarëve, ndërsa pas gjithë hipotezave për të gjetur arsyen e këtij krimi, ata duan thjeshtë ta vuajnë të qetë këtë tragjedi. “Na lini të qetë, boll më”, janë shprehur ata.

Banesa e monstër Klodian Çalamani tashmë ka ngelur një vend fantazmë e krimit monstruoz, derisa të gjendet shkaku. Atje nuk ka ngelur gjë tjetër veç xhama të thyera të dritares dhe orendi të shkatërruara.

Kur bëhet fjalë për këtë ngjarje, banorët preken e shprehen se nuk e prisnin kurrë, e se tashmë Mateo i vogël është një engjëll në qiell. Ata tregojnë se autori vinte nga një familje problematike, por që e kanë ndihmuar me punë e ushqim.  Ndërsa për viktimën e pafajshme Mateon e vogël shprehen se kalonin çdo ditë shkonin e ktheheshin nga shkolla e u flisnin banorëve, ishin me edukatë.

“Ne kemi folur për ata. Ata të çunit janë familje e mirë, të viktimës çfarë të thuash ai nëpër burgje i ka prindërit. E la e ëma që të vogël. Në nuk e dinim që do e bënte këtë, na ruaj o zot. Ata e kanë mbajtur me bukë, familjarët e çunit.  Vetëm e ka vrarë, e fuste komuna në punë atë, ai rrinte një ditë edhe ikte. Se ku hante se ku pinte se ku flinte, ai ishte lagjes matanë, kalonte këtu si egërsirë. Pa prindër pa gjë, çfarë të themi në. Sesi u bë aq kriminel ai. Gjynah nga zoti për atë engjëlli. Autori pa ha bukë e po fle gjumë, engjëlli po ha dhe. Nuk e kemi ndierë të këtë qenë ndonjë njeri tjetër.  Bëri krim të rëndë, fëmijët e njihnin të gjithë. Ata e mbanin me bukë”, është shprehur një nga banoret e fshatit.

Një tjetër banore më lot në sy është shprehur se Mateo i vogël ishte, një fëmijë shembullor me 10-ta në shkollë e nuk i bënte keq askujt.

“Kushedi çfarë ka parë ai fëmija, më vjen shumë keq. Më vjen shumë keq që u ndodhi kjo gjë, nuk harrohet, fëmijë i pafajshëm, me 10 në shkollë”, është shprehur banorja.

Gruaja pohoi faktin se kishte dëgjuar një komshi që kishte parë diçka lidhur me ngjarjen, por kështu flitet në fshat pohoi ajo. Megjithatë teksa komshia është marrë në pyetje nga policia ajo ka mohuar të ketë dijeni.  

“Viktima lozte, vinin atje të shtëpia ime. Nuk ishte njeri i keq fëmija, po ky maskarai nuk e di si e bëri, se ata e mbanin me bukë. Sesi e bëri, nuk e di ta tregojë ai. Nuk e di me të thënë është që një komshie kishte dëgjuar ndonjë gjë, por që nuk di ç’të them si ka ndodhur pse ka ndodhur, jam shumë e tronditur. Duhet të kesh prova që të flasësh, se di si mund të ketë ndodhur“, ka treguar ajo.

Grupi hetimor dhe prokuroria e Fierit janë duke kryer hetime duke parë e riparë me imtësi detajet e gjetura në vendin e ngjarjes ndërkohë që nga ana tjetër pritet dhe dalja e akt ekspertizës për këqyrjen e kufomës së vogëlushit viktimë Mateo Vasiu.

Etiketa: banoredetajekryesore2Mateo VasiuVrasje

Lajme të lidhura

PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve
Aktualitet

Eurodeputetët mbërrijnë në Tiranë, Partia Demokratike denoncon krimin e organizuar dhe korrupsionin e qeverisë Rama

09:55 - 21/09/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

09:47 - 21/09/26
Atentati në Sarandë! Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, merren në pyetje 20 persona
Aktualitet

Atentati në Sarandë! Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, merren në pyetje 20 persona

08:25 - 21/09/26
Para
Dita e dytë në protestë, punëtoret e fasonerisë: Duam pagat

Dita e dytë në protestë, punëtoret e fasonerisë: Duam pagat

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve
Aktualitet

Eurodeputetët mbërrijnë në Tiranë, Partia Demokratike denoncon krimin e organizuar dhe korrupsionin e qeverisë Rama

09:55 - 21/09/26

Sot në Tiranë zhvillohet takimi i radhës i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, një takim ku opozita ka vendosur...

Lexo më shumë
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

09:47 - 21/09/26
Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

09:10 - 21/09/26
Atentati në Sarandë! Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, merren në pyetje 20 persona

Atentati në Sarandë! Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, merren në pyetje 20 persona

08:25 - 21/09/26
Aksident fatal në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën një këmbësor 45-vjeçar

Aksident fatal në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren

08:18 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com