GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shtesat e kateve, marrëzia e fundit me reformën në drejtësi

17:27 - 15/09/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtesat e kateve, marrëzia e fundit me reformën në drejtësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Nëse Edi Rama është një burrë i gjatë që e përdor shtatlartësinë e tij si alibi se ai, as nuk gënjen, as nuk vjedh, rrokaqiejt e regjimit të tij, janë prova më ulëritëse për të kundërtën. Këtë e tregon më së miri vendimi i fundit i qeverisë për legalizimin e pallateve dhe shtesave të ngritura pa leje. Kjo fushatë, e shoqëruar me auto- videot qesharake të Ballukut dhe Çuçit, me hedhjen në treg të emrave të një apo dy ndërtuesve, me aksionet e ububushme të IKMT, ngjan si dy pika uji, me një tjetër tallje: kryqëzatën “Fundi i marrëzisë” kundër lojrave të fatit.

Edhe ateherë u bë një zhurmë e madhe për ndalimin e kumarit, policia e Saimir Tahirit i rrethoi pikat e llotove me shiritat e skenave të krimit dhe e gjitha përfundoi me propozimin e një projektligji, që u shty disa herë, për ndalimin e bixhozit.

Po ta shohim nga sot, kur bastet janë rihapur dhe qendra e kryeqytetit është mbushur me kazinotë e hoteleve me pesë yje që nuk janë ngritur ende, e kuptojmë më lehtë se e gjitha shërbeu për të eleminuar disa konkurentë në treg dhe për ta përqëndruar këtë biznes, sa fitimprurës po edhe aq shkatërrimtar, vetëm në pak duar.

Në këtë pikë, fundi i kateve shtesë, është identik në formë me “Fundin e marrëzisë”. Por meqënëse pushteti personal vjen gjithnjë në degradim, të dy aksionet ndryshojnë në përmbajtje. Sepse nëse me lojën kundër basteve Edi Rama u tregua i pamoralshëm dhe mashtrues ndaj publikut, ai qëndroi brenda kuadrit ligjor. Ndërsa në rastin e tanishëm ai po e shkel atë me të dyja këmbët.

Dhe kjo për dy arsye. E para se aksioni është selektiv dhe tjetra se ai tenton të shpëtojë me vendim qeverie ata që për ndërtime pa leje duhet të ishin subjekte të Kodit Penal.

Kush e mban mend seancën parlamentare të pak ditëve më parë, kur Rama prezantoi këtë nismë, me siguri ka vënë re se si shefit të qeverisë iu tha pështyma, filloi të spërdridhet dhe vijoi me piruetat e zakonshme, gjatë një debati me Gaz Bardhin. Deputeti demokrat i tregoi me fakte dhe foto, se si kryeministri kishte tejkaluar kompetencat duke legalizuar, pas pilafit, pesë katet mbi lejen 37 katshe të kullës Downtown Albania, tek 7 xhuxhat. Në heshtjen e turpshme të të gjithëve, madje dhe të mbështetësve të foltores, denoncimi i Bardhit, që tregonte se kryeministri ata që do i fal, ndërsa të tjerët i ndëshkon, qe demaskimi më efikas i selektivitetit të aksionit të tanishëm.

Por ka edhe më keq sesa ndarja në të preferuar dhe jo të tillë, për ndërtuesit që kanë shkelur ligjin. Shumë juristë po ngrenë alarmin se vendimi i qeverisë për konfiskimin apo pagimin me çmimin e tregut të kateve pa leje, kapërcen Kodin Penal që i dënon deri me 8 vite burg ata që kanë sfiduar shtetin. Pra ndryshe nga mbi 3 mijë qytetarë të zakonshëm, që janë proceduar deri më tani, qoftë dhe për një mur rrethues, bosët e ndërtimit do ta zgjidhin me para atë për të cilën njerëzit e zakonshëm shkojnë në burg.

E pra ky aksion selektiv, ku edhe brenda vetë të privilegjuarve, disa bisha janë më të barabarta se të tjerat, kjo amnisti e fshehur që shmang votimin me ⅔ në parlament, ky pengim i drejtësisë për të vepruar, është tallja më e madhe në kohën kur reforma në drejtësi pompohet nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Ajo është dëshmia se pavarësisht nga pallavrat qeveritare apo hipokrizia diplomatike, ligji nuk vepron dot për të gjithë njësoj. Nëse rihapja e basteve dëshmoi se pushteti është kapluar nga marrëzia, legalizimi i ndërtimeve pa leje po tregon se një tjetër marrëzie, asaj të reformës në drejtësi, i ka dalë përfundimisht boja.

Etiketa: Andi Bushatindertimet pa lejeReforma ne Drejtesi

Lajme të lidhura

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Para
“Bandat fshihen në Dubai”, Alibeaj thirrje qeverisë: Nënshkruani marrëveshjen e ekstradimit me Emiratet

“Bandat fshihen në Dubai”, Alibeaj thirrje qeverisë: Nënshkruani marrëveshjen e ekstradimit me Emiratet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt
Breaking Views

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt

18:07 - 15/12/25

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të...

Lexo më shumë
Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

17:59 - 15/12/25
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com